Zv/Ambasadori Muniz në Tryezën e Rrumbullakët “Perspektiva Ekonomike”

Në një konferencë mbi perspektivën ekonomike të Shqipërisë në vitin 2017, zv/ambasadori David Muniz vërejti midis të tjerash se reforma në drejtësi është “kritike jo vetëm për integrimin e Shqipërisë në BE, e cila është dhe arsyeja kryesore pse projekti merr kaq shumë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, por, gjithashtu, sepse do të ketë përfitime specifike tek ekonomia”. Z. Muniz theksoi se një shqetësim i ngritur vazhdimisht nga investitorët e mundshëm amerikanë është mungesa e efiçencës së sistemit gjyqësor për shkak të korrupsionit, dhe, kur gjërat të fillojnë të rregullohen, do të ketë ndryshime pozitive në mënyrën se si investitorët e shohin Shqipërinë.