Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara merr pjesë në konferencën me zyrtarë te gjyqësorit

Më 15 maj, Zëvendës Ambasadori Henry Jardine, Presidenti Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, mbajtën fjalë përshëndetëse në hapjen e Konferencës së sivjetshme Kombëtare të Lidershipit të Gjyqësorit,  organizuar nga USAID dhe OSBE. Konferenca evidentoi zgjidhje praktike për përmirësimin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore dhe të funksionimit të gjykatave, si përpjekje për të fuqizuar eficiencën, transparencën dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit në Shqipëri. I ftuar për drejtimin e diskutimeve në konferencë ishte i nderuari Truman A. Morrison, Gjyqtar i Lartë në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Washington, DC.