Vizitorët e Shkëmbimit

Rreth Programit të Shkëmbimit Vizitor

Programi i Shkëmbimit Vizitor zbatohet sipas parashikimeve të Aktit të Edukimit të Ndërsjelltë (Reciprok) dhe Shkëmbimit Kultutor të vitit 1961. Qëllimi i Aktit është që të rrisë kuptimin e ndërsjelltë midis popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popujve të vendeve të tjera me kuptimin e shkëmbimit edukativ dhe kulturor. Shkëmbimet ndërkombëtare edukative dhe kulturore janë një nga kuptimet më efektive të zhvillimit të marrëdhënieve. Ato sjellin një mundësi jashtëzokonisht me vlerë për të shijuar Shtetet e Bashkuara dhe mënyrën tonë të jetesës. Shtetasit e huaj vijnë në SH.B.A. për të marrë pjesë në një varietet të gjerë programesh shkëmbimi edukimi dhe kulture.

Programi i Shkëmbimit Vizitor administrohet nga Zyra e Koordinimit dhe Përcaktimit të Shkëmbimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore.  Vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizat e Vizitorëve të Shkëmbimit” për të mësuar më shumë për kërkesat e programit, rregulloret dhe shumë më tepër.  Secila kategori e shkëmbimit ka kërkesa dhe rregullore specifike.  Në përfundim të programit të tyre, pjesëmarrësit e programit të shkëmbimit Vizitor priten të kthehen në vendet e tyre për të përdorur përvojën dhe aftësitë e tyre që kanë fituar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.