Viza Vizitori, Biznesi, Mjekimi

Viza e “vizitorit” është një vizë jo-emigrimi për personat që dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara përkohësisht për biznes (viza B-1) ose për kënaqësi apo për trajtim mjeksor (viza B-2).  Për shembull, në qoftë se qëllimi i udhëtimit është për turizëm, për të vizituar familjarë apo shokë, për të një konsultë me partnerë biznesi, udhëtim për një konferencë apo konventë, ose për të negociuar një kontratë, atëherë aplikantëve do u duhet të aplikojnë për vizë vizitori.

Të Kualifikohesh për një Vizë Vizitori

Ju duhet të provoni që jeni të klasifikueshëm si vizitorë sipas kushteve të Aktit të Kombësisë dhe Emigrimit. Një nga kushtet sipas ligjit është që çdo aplikant duhet të demonstrojë që nuk keni për synim të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Kështu që, aplikantët për vizë vizitori duhet të kapërcejnë këtë kusht duke provuar që:

  • Qëllimi i udhëtimit të tyre është të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për biznes, kënaqësi, ose për trajtim mjeksor;
  • Ju planifikoni të qëndroni për një periudhë të përcaktuar dhe të kufizuar kohe;
  • Ju keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara;
  • Ju keni lidhje bindëse sociale, familjare dhe ekonomike me vendin e tyre; dhe
  • Ju keni një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara, të cilën nuk keni ndërmend ta braktisni.

Udhëtimi për Trajtim Mjekësor

Nëse qëllimi i udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkaura është për trajtim mjekësor, ju duhet të sillni këto dokumente në intervistë:

  • Një diagnozë mjeksore nga mjekë vendas, që shpjegon natyrën e sëmundjes si dhe arsyen përse personi kërkon trajtim ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • Një letër nga një mjek ose njësi spitalore në SH.B.A., i cili shpreh dëshirën për të trajtuar këtë sëmundje të veçantë, duke specifikuar në letër kohëzgjatjen së planifikuar dhe çmimin e trajtimit (ku të  përfshihen faturat e doktorit, faturat e spitalit, si dhe çdo gjë që lidhet me shpenzimet mjeksore);
  • Një deklaratë për mbulimin financiar nga individi ose organizata që do të paguajë për transportin, shpenzimet mjeksore dhe të jetesës së pacientit. Individi që garanton pagesën e këtyre shpenzimeve duhet të paraqesë prova që e ka mundësinë për ta përmbushur atë, shpeshherë në formën e vërtetimit nga banka ose vertetime të tjera për të ardhurat/kursimet ose kopje te dëshmisë së taksave të të ardhurave. Në disa raste mund të jetë e domosdoshme që këto shpenzime t’i paguhen papraprakisht spitalit në Shtetet e Bashkuara.