Dokumentacioni Për Vizat e Studentëve

Ju duhet të siguroni dokumentet e mëposhtme në mbështetje të aplikimit tuaj për vizë:

  • Faqen e konfirmimit të DS-160. Për informacion të mëtejshm vizitoni “Si të Aplikoni”;
  • Faqen e konfirmimit të takimit tuaj për vizë jo-emigruese;
  • Fletën e konfirmimit të pagesës për aplikimin tuaj;
  • Një pasaportë, të vlefshme për të paktën 6 muaj pas hyrjes tuaj të planifikuar në Shtetet e Bashkuara;
  • Një fotografi e kohëve të fundit (jo më shumë se gjashtë muaj.) Ju lutemi referojuni faqes së Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kërkesave të Imazheve Dixhitale për Aplikimin Elektronik”.
  • Formulari I-20A-B Çertifikata e pranimit për statusin Jo-emigrues (F-1) të studentit – Për Studentët Akademik ose të gjuhës ose I-20M-N, Çertifikata e pranimit për statusin Jo-emigrues (M-1) të studentit;
  • A Një faturë që tregon pagesën e tarifës SEVIS.

Shënim: Vendimi për miratimin ose refuzimin e aplikimit tuaj do të bazohet në informacionin e dhënë gojarisht gjatë intervistës. Megjithatë, zyrtari konsullor mund t’i kërkojë aplikantit të paraqesë prova dokumentare dhe sugjerohet me forcë që të paraqisni provat e mëposhtme në datën tuaj të intervistës:

  • Fonde të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet, duke përfshirë mësimdhënien, gjatë qëndrimit tuaj në Shtetet e Bashkuara. Evidenca të tillë mund të përfshijnë deklarata të hollësishme të Bankës suaj apo të prindërve tuaj ose llogaritë bankare të sponsorëve që tregojnë se ata kanë fonde të mjaftueshme në dispozicion për transferta, prova të bursave dhe / ose kombinim i financave i cili do të përmbushë shpenzimet e përgjithshme, duke përfshirë mësimdhënien si edhe qëndrimit tuaj të propozuar në Shtetet e Bashkuara;
  • Një vendbanim jashtë vendit në të cilin ai / ajo synon të kthehet në fund të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në përgjithësi kjo përforcohet nga dëshmitë familjare, profesionale, prona, punësimi apo të tjera lidhje dhe angazhime me ndonjë vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të mjaftueshme për të detyruar aplikantin të kthehet atje në përfundim të studimeve të tij / saj; dhe
  • Informacion të detajuar në lidhje kualifikimet akademike të tij/saj. Prova të tilla mund të përfshijnë transkriptet e plota të vitit (notat) dhe rekordet e provimeve të katër viteve të fundit të shkollës dhe dëshmi të rezultateve të TOEFL-it (Test i Anglishtes si gjuhë e huaj) apo teste të tjera të standardizuara (SAT, ACT, etj).

Studentët të cilët janë duke rinovuar vizat duhet të sjellin:

  • Transkripte për të gjitha institucionet ku kanë marrë pjesë;
  • Dëshmi të regjistrimit aktual;
  • Letra e qëndrimit nga departamenti financiar i institucionit aktual;
  • Çdo kartë autorizimi për punë e marrë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare;
  • Nëse ju keni punuar më parë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë punën brenda kampusit ose jeni paguar gjatë stazhit, ju lutemi të sillni formën W2 të fundit nga punëdhënësi juaj si edhe një kopje të deklaratave tatimore që ju keni paraqitur për atë vit.