Viza Studentore

Për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, apo për të marrë pjesë në shumicën e programeve për trajnim gjuhe apo për trajnime profesionale, juve ju duhet një vizë studentore (F-1 ose M-1).

Për të marrë vizën F-1 ose M-1, ju duhet fillimisht të pranoheni në në program studentor të njohur. Shkolla apo institucioni juaj do ju dërgojë juve më pas formularin I-20, i cili do ju nevojitet për të aplikaur për vizën tuaj. Ju nuk mund të aplikoni për vizën studentore pa një formular I-20.

Për të aplikuar

Pasi të keni marrë formularin tuaj I-20, ju duhet:

  • Hapi 1: Paguani tarifën e Sistemit të Informacionit mbi Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS)
  • Hapi 2: Përgatisni ndonjë dokumentacion shtesë të kërkuar.
  • Hapi 3: Ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Si të Aplikoni” për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit, të paguani tarifën e vizës dhe të caktoni takimin tuaj.


Hyrja në Shtetet e Bashkuara me një Vizë Studentore

Ju nuk mund të hyni në Shtetet e Bashkuara më parë se 30 ditë nga data e fillimit të programit të studimit, siç citohet në formularin tuaj I-20, edhe nëse viza është lëshuar më përpara në kohë. Studentët pranohen në Shtetet e Bashkuara për kohëzgjatjen e statusit të tyre si studentë (e shënuar si “d/s” në pasaportën tuaj). Kjo do të thotë që nuk ju duhet vizë studentore që të mbulojë të gjithë kohën e studimeve në Shtetet e Bashkuara. Një formular I-20 i vlefshëm ju mban në status për sa kohë jeni me studime në Shtetet e Bashkuara. Edhe nëse viza juaj skadon përpara se të mbarojë programi, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara për sa kohë ju mbani statusin e studentit; gjithsesi, juve do ju duhet një vizë e re nëse për ndonjë arsye largoheni nga Shtetet e Bashkuara.

Informacion i Rëndësishëm për Aplikantët e Vizave F dhe M

Të pranohesh nga një shkollë në Shtetet e Bashkuara dhe të të lëshohet një formular I-20 nuk do të thotë që automatikisht do të të lëshohet viza studentore.

Ju duhet të dëshmoni që qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara është për të studiuar dhe që ju keni fonde në dispozicion për të paguar për të gjithë kursin e synuar të studimit. Juve gjithashtu ju kërkohet të dëshmoni që ju keni përgatitje akademike dhe aftësinë e nevojshme të gjuhës Angleze për të marrë pjesë në programin e planifikuar të studimit. Sipas Seksionit 214(b) të Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (INA), ju duhet gjithashtu të dëshmoni që ju do të largoheni nga Shtetet e Bashkuara kur të skadojë periudha e autorizuar e qëndrimit tuaj, që keni një rezidencë në vendin tuaj të cilën nuk keni ndërmend ta braktisni, dhe që ju keni për qëllim t’i riktheheni jetesës në vendin tuaj pas përfundimit të studimeve.

Nëse ju planifikoni të angazhoheni në ndonjë lloj pune ndërkohë që jeni në Shtetet e Bashkuara si posedues i vizës F ose M, ju duhet të konsultoheni me Shërbimet e Shteteve të Bashkuara për Imigracionin dhe Nënshtetësinë (USCIS) për të përcaktuar se cili lloj autorizimi ju duhet të merrni. Ju mund të gjeni informacion shtesë në faqen e internetit të Përforcimit të Kufijve, Punësimi i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit.

Lutemi shikoni Fletushkën mbi të Drejtat dhe Mbrojtjet për Punonjësit e Përkohshëm, e krijuar nën Aktin e Mbrojtjes së Viktimave të Trafikimit William Wilberforce të vitit 2008.

Informacion rreth politikave dhe procedurave mbi vizat studentore gjendet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, Byroja e Çështjeve Konsullore “Vizat Studentore”.

Informacioni se si të zgjidhni një shkollë dhe një program studimi në Shtetet e Bashkuara mund të gjendet në lidhjet e mëpsohtme:

Informacion rreth Testeve të Përdorura nga Kolegjet për Pranim: