Tregtarët dhe Investitorët

Tregtarët dhe Investitorët me bazë Traktati midis dy Vendeve

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon në statusin e vizave të jo-emigrimit që një shtetas i një vendi, i cili ka traktate tregtie dhe lundrimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëton për në SH.B.A. për të bërë tregti konkrete, duke përfshirë tregti në shërbime apo teknologji, kryesisht midis Shteteve të Bashkuara dhe vendit që ka lidhur traktat, ose për të krijuar dhe drejtuar ndërmarrje në të cilat shtetasi ka investuar, ose është në proçes të investimit të një kapitali konkret.  Për një listë të vendeve anëtare, vizitoni faqen e internetit t ë Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Lista e Vendeve”.

Kërkesat – Tregtarët me Bazë Traktati

  • Aplikanti duhet të jetë shtetas i një vendi i cili ka traktate tregtie dhe lundrimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • Firma tregtuese në të cilën punon aplikanti duhet të jetë nga vendi i cili ka traktate tregtie dhe lundrimi me Shtetet e Bashkuara;
  • Tregtia internacionale duhet të jetë “konkrete” me kuptimin që duhet të ketë një volum tregtie të vazhdueshme dhe me përmasa të konsiderueshme;
  • Tregtia duhet të bëhet kryesisht midis Shteteve të Bashkuara dhe një vendi i cili ka traktate tregtie dhe lundrimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • Me tregti kuptojmë shkëmbimin e internacional të të mirave, shërbimeve dhe teknologjisë. Titulli i tregtisë duhet të kalojë nga njëra palë në tjetrën; dhe
  • Aplikanti duhet të jetë i punësuar si një supervizor ose në një detyrë me kapacitet ekzekutiv, ose të posedojë aftësi të larta që bëjnë efikase punën e tij në firmë. Punonjës me aftësi normale nuk kualifikohen.


Kërkesat – Investitorët me Bazë Traktati

  • Investitori, duhet të jetë shtetas i një vendi i cili ka traktate tregtie dhe lundrimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • Investimi duhet të jetë konkret, pra i mjaftueshëm që të sigurojë zhvillim të suksesshëm të ndërmarrjes. Perqindja e investimit për një ndërmarrje me kosto biznesi të ulët duhet të jetë më e lartë se përqindja e investimit të një ndërmarrje me kosto të lartë;
  • Investimi duhet të jetë një ndërmarrje me një zhvillim real. Investimet e kota apo spekulative nuk kualifikohen. Fondet e pavarura në një llogari bankare apo diçka e ngjashme nuk konsiderohen investime;
  • Investimi nuk mund të jetë anësor. Duhet të sjellë të ardhura domethënëse dhe jo thjesht të sigurojë jetesën për investitorin dhe familjen e tij, ose duhet të ketë një impakt ekonomik domethënës në Shtetet e Bashkuara;
  • Investitori duhet të ketë kontrollin e fondeve, dhe investimi duhet të jetë në rrezik në kuptimin e tregtisë (komercial). Huazimet e siguruara me asetet e ndërmarrjes investuese nuk lejohen; dhe
  • Investitori duhet të shkojë në SH.B.A. të krijojë dhe drejtojë një ndërmarrje. Në qoftë se aplikanti nuk është investitori kryesor, ai ose ajo duhet të jetë i punësuar si një supervizor ose në një detyrë me kapacitet ekzekutiv, ose të posedojë aftësi të larta që bëjnë efikase punën e tij në firmë. Punonjës me aftësi normale nuk kualifikohen.


Informacion Shtesë

Një aplikant për Tregti (viza E-1) ose për Investim (viza E-2) në SH.B.A., që të marrë një vizë, duhet në fillim të vërtetojë që ndërmarrja tregtare apo ndërmarrja investuese të plotësojë kërkesat e ligjit. Zyrtari konsullor do të pajisë aplikantin me formularë përkatës për këtë qëllim. Një aplikanti mundet ti kërkohet gjithashtu të paraqesë prova që tregojnë qëllimin e udhëtimit dhe se ai do të qëndrojë në SH.B.A. për një periudhë të përkohshme.

Bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, pavarësisht nga nënshtetësia e tyre, mund të marrin vizë E vartësie nqs dëshirojnë të shoqërojnë aplikantin principal. Vartësit e aplikantit principal nuk janë të autorizuar të punojnë në SH.B.A.

Mbajtësit e vizës E mund të qëndrojnë në SH.B.A. për aq kohë sa do të vashdojë aktiviteti i tyre me ndërmarrjen.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Tregtarët dhe Investitorët” – Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.