Pyetje të Ndryshme Mbi Pagesën e SEVIS

Aplikantët e vizave F-1, M-1 dhe J-1, duhet të paguajnë tarifën e SEVIS përpara se të aplikojnë për vizë.

Çfarë është pagesa e SEVIS?

Është një tarifë që paguhet vetëm një herë për aplikantët e vizave F, M dhe J për të mbuluar kostot e administrimit të Sistemit të Informacionit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit, ose në Anglisht “Student and Exchange Visitor Information System” shkurtimisht: SEVIS.

Kush e paguan këtë tarifë?

Aplikantët e vizave F-1, M-1 dhe J-1 me formularin I-20 ose DS-2019 të lëshuar në ose pas datës 1 Shtator 2004.

Kush nuk e paguan këtë tarifë?

Aplikantët e vizave F-2, M-2 ose J-2, që marrin pjesë në programe të sponsorizuara nga qeveria Amerikane me prefikstet G-1, G-2, G-3 ose G-7 dhe ata me formularët I-20 ose DS-2019 të lëshuar përpara datës 1 Shtator 2004.

Sa është kjo tarifë?

Ju lutemi lexoni listën e tarifave për të gjitha llojet e programeve studentore. Lista e Tarifave të SEVIS.

Kur dhe si duhet paguar kjo tarifë?

Tarifa paguhet në emër të Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave në Departamentin e Sigurisë Kombëtare përpara se të aplikohet për vizë. Nuk mund të paguhet në Ambasadë. Aplikanti, sponsori ose një palë e tretë mund të paguajnë këtë tarifë. Tarifa duhet procesuar të paktën tre ditë pune përpara ditës së intervistës. Provë e pagesës së tarifës duhet paraqitur ditën e aplikimit për vizë.

Tarifa është e pa-rimbursueshme. Nuk do të ketë rimbursim për shkak të refuzimit të vizës. Rimbursimet do të bëhen vetëm kur pagesa është bërë gabimisht.

Studentët që janë pranuar në më shumë se një shkollë mund të kenë një ose më shumë regjistrim në SEVIS. Ngaqë tarifa e SEVIS është bazuar në individ dhe jo në program, mund të ketë raste kur aplikanti që ka paguar për një regjistrim aplikon për një tjetër. Kjo është e pranaeshme.

Aplikantët që marrin pjesë në dy ose më shumë programe, si për shëmbull vizitorët e shkëmbimit, i duhet të paguajnë tarifë SEVIS të veçantë për çdo program, edhe në rast kur lëshohet vetëm një vizë.

Si mund të kuptoj nëse tarifa është paguar në emrin tim?

Ju duhet të kontrolloni me shkollën ose me sponsorin tuaj. Personi që kryen pagesën do të marrë një faturë me postë ose elektronikisht. Ata që paguajnë nëpërmjet Internetit mund të stampojnë faturën. Kjo faturë ju duhet kur të aplikoni për vizë. Për dyshime nëse është bërë apo jo pagesa, ju mund ta konfirmoni kryerjen e pagesës duke dërguar një e-mail Njësisë së SEVP I-901 në adresën fmjfee.sevis@dhs.gov ose duke telefonuar në numrin +1-785-330-1048.

A do më duhet të paguaj tarifën SEVIS sa herë që të aplikoj për vizë?

Jo, tarifa paguhet vetëm një herë në kohën e aplikimit fillestar. Nëse ju ri-aplikoni për vizë bazuar në të njëjtim program atëhere nuk do t’ju kërkohet të paguani tarifë të re. Nëse ju aplikoni për një vizë tjetër bazuar në një program tjetër, do t’ju kërkohet të paguani një tarifë të re.

Fatura e tarifës SEVIS është e vlefshme 12 muaj. Nëse aplikimi juaj është refuzuar, ju mund të ri-aplikoni duke përdorur të njëjtën faturë brenda 12 muajve nga data e pagesës fillestare. Fatura e tarifës mund të përdoret nëse ju po ri-aplikoni për të njëjtën vizë ose po aplikoni për një vizë të re të një program tjetër duke pasur në vëmendje që pagesa SEVIS plotëson kërkesat e tarifës për programin tjetër.

Informacion Shtesë

Për më shumë informacion mbi programin SEVIS, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Emigracionit dhe Doganave.