SEVIS – Sistemi i Informacionit të Studentëve dhe i Vizitorëve të Shkëmbimit

Çfarë është SEVIS dhe SEVP? Çfarë duhet të dini rreth tyre?

Programi i Studentëve dhe i Vizitorëve të Shkëmbimit (Student and Exchange Visitor Program – SEVP) është krijuar të ndihmojë Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin Amerikan të Shtetit të vëzhgojë më mirë programet e shkollave dhe të shkëmbimeve dhe kategoritë e vizitorëve: F, M dhe J. Informacioni i vizitorëve të shkëmbimit dhe studentëve mirëmbahet në Sistemin e Informacionit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit (Student and Exchange Visitor Information System – SEVIS). SEVIS është një sistem i bazuar në Internet që mirëmban informacion të saktë mbi studentët jo-emigrues (vizat F dhe M), vizitorët e shkëmbimit (vizat J), dhe vartësve të tyre (vizat F-2, M-2, dhe J-2). SEVIS u lejon shkollave dhe programeve të garantuesve të transmetojnë informacion dhe njoftime të detyrueshme nëpërmjet Internetit, në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe të Shtetit gjithandej gjatë qëndrimit të një studenti apo vizitori shkëmbues në Shtetet e Bashkuara. Zgjidhni SEVIS që të shkoni në faqen e Internetit të Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave në Departamentin e Sigurisë Kombëtare për mëshumë informacion.

Të gjithë aplikantët studentë (F dhe M) duhet të kenë një formular I-20, të prodhuar nga sistemi SEVIS, i cili lëshohet nga një institucion edukimi i miratuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, të cilin studentët duhet t’a paraqisin kur ata aplikojnë për vizën e tyre të studentit. Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë elektronikisht të dhënat e I-20 tuaj nëpërmjet sistemi SEVIS në mënyrë që të procesojë aplikimin tuaj për vizë studenti. Vetëm në rast përjashtimi, pjesmarrësit të cilëve I-20 u është lëshuar në ose mbas datës 1 Shtator 2004, duhet të bëjnë një pagesë, formulari I-901, në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për çdo program individual.

Të gjithë aplikantët vizitorë të shkëmbimit (J) duhet të kenë një formular DS-, të prodhuar nga sistemi SEVIS, i cili lëshohet nga një garantues i emërtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin vizitorët e paraqesin kur aplikojnë për vizën e tyre të shkëmbimit. Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë elektronikisht të dhënat e DS-2019 tuaj nëpërmjet sistemi SEVIS në mënyrë që të procesojë aplikimin tuaj për vizë vizitori shkëmbimi. Vetëm në rast përjashtimi, pjesmarrësit të cilëve DS-2019 u është lëshuar në ose mbas datës 1 Shtator 2004, duhet të bëjnë një pagesë, formulari I-901, në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për çdo program individual.

Pagesa duhet bërë ose nëpërmjet Internetit, Western Union-it, ose me postë. Për më shumë informacion se si të kryeni këtë pagesë vizitoni SEVIS I-901 ose SEVIS.

Të reja mbi pagesën SEVIS

Programi i Studentëve dhe i Vizitorëve të Shkëmbimit (Student and Exchange Visitor Program – SEVP) publikoi një rregull përfundimtar duke rritur pagesën për udhëtarët me viza F, M dhe J, i cili hyn në efekt në datën 27 Tetor 2008. Pagesa për studentët jo-emigrues (F dhe M) do të rritet nga 100 në 200 Dollarë, dhe pagesa për shumicën e vizitorëve të shkëmbimit (J) do të rritet nga 100 në 180 Dollarë.

Udhëtarët nën programet Au Pairs, Camp Counselors, dhe Udhëtim/Punë Verore vazhdojnë të paguajnë 35 Dollarë. Vizitorët e shkëmbimit të sponsorizuar nga Qeveria vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga pagesa SEVIS. Të varurit e vizave F, M, dhe J nuk kanë nevojë të paguajnë.

Aplikantët F, M, dhe J që kanë paguar SEVIS përpara, 27 Tetorit 2008, nuk kanë nevojë të paguajnë shumën e rritur, edhe në rast se ata nuk kanë udhëtuar apo aplikuar për një vizë përpara kësaj date.