Punonjësit e Përkohshëm Fetarë

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon kategorinë “R” të vizave jo-emigruese për të huajt që shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar në një aktivitet fetar.

Përkufizimi i Punonjësve Fetarë

Në kategorinë e punonjësve fetarë përfshihen ministrat e fesë të cilët janë të autorizuar nga një sekt i njohur për të drejtuar lutje fetare dhe për të kryer detyra të tjera që zakonisht kryen nga antëtarë klerik si për shëmbull të administrosh kungimin, apo diçka të ngjashme. Ky term nuk i aplikohet predikuesve. Të kesh një profesion fetar do të thotë të jetosh me fenë, e evidentuar kjo duke treguar një angazhim të gjatë jetësor për të, të bësh betim për të. Shembuj përfshijnë murgeshat, murgjit, motrat dhe vëllezërit fetar. Punësimi si fetar do të thotë një lidhje zakoni në një aktivitet i cili ka lidhje me një funksion tradicional fetar. Shembuj përfshijnë punëtorë të liturgjisë, mësues ose këngëtarë fetarë, katekistët, punonjës fetarë në një spital, misionarë, përkthyes fetarë, ose zëdhënasve fetarë. Nuk përfshihen portierët, punonjësit e mirëmbajtjes, sekretarët, prokurorët e ndihmave, apo diçka të ngjashme. Aktiviteti i një personi i cili do të merret me punë fetare, duhet të ketë lidhje me një funksion tradicional fetar: p.sh., aktiviteti duhet të vendosë në jetë mendimet e fesë dhe duhet të ketë një kuptim fetar, të jetë parësor, në qoftë se jo ekskluziv, në çështjet spirituale kur ato aplikohen në fe.

Kërkesat

  • Aplikanti duhet të jetë anëtar i një sekti fetar që ka një organizatë fetare jo-fitimprurëse me qëllim të mirë në Shtetet e Bashkuara;
  • Sekti fetar dhe filialet e tij, në qoftë se është e përdorshme, duhet të jenë të përjashtuar nga taksat;
  • Aplikanti ka qenë anëtar i sektit për 2 (dy) vjet menjëherë mbas pranimit të tij;
  • Aplikanti shkon në Shtetet e Bashkuara vetëm për të ushtruar profesionin e Ministrit të atij sekti, ose, me kërkesë të organizatës, aplikanti shkon në SH.B.A. për të punuar në një profesion fetar për atë organizatë apo për një organizatë tjetër që mund të jetë një degë e këtij sekti; dhe
  • Aplikanti ka banuar dhe ka qenë fizikisht i pranishëm jashtë Shteteve të Bashkuara menjëherë përpara vitit të aplikimit për vizë në qoftë se ai/ajo ka shpenzuar më parë 5 (pesë) vjet në këtë klasifikim.

Aplikanti duhet të përgatitet për ti paraqitur zyrtarit konsullor të gjithë dokumentacionin e mëposhtëm për të vërtetuar që aplikanti dhe organizata e tij fetare kualifikohen për një vizë të llojit R:

1. Prova nga statusi i përjashtimit të taksave; dhe
2. Një letër nga një zyrtar i autorizuar i organizatës ku aplikanti punon që çertifikon:
  • Që organizata fetare e huaj dhe ajo në Shtetet e Bashkuara i përkasin të njëjtin sekt fetar;
  • Që, menjëherë pas aplikimit për vizën R, aplikanti ka qenë anëtar i sektit fetar për periudhën 2-vjeçare të kërkuar; dhe
  • Në qoftë se aplikanti është një ministër ai/ajo është i/e autorizuar të drejtojë një meshë fetare për atë sekt. Detyrat duhet të përshkruhen në detaje; ose
  • Në qoftë se aplikanti është me profesion fetar, ai/ajo ka një diplomë universiteti apo diçka të ngjashme, dhe që kjo diplomë është e kërkuar për të hyrë në profesionin e fetarit; ose
  • Në qoftë se aplikantit i duhet të punojë në një punë jo-profesionale, ai/ajo do të kualifikohet vetëm në qoftë se lloji i punës do të bëhet në lidhje me një funksion tradicional fetar;
  • Marrëveshjet për shpërblimet, përfshirë burimin dhe shumën e rrogës, apo lloje të tjera kompesimi, si p.sh., ushqimi dhe fjetja, apo lloje të tjera përfitimi në të cilat shumat e parave janë të fiksuara, dhe dëshmi që një shpërblim i tillë do të jetë në shkëmbim të shërbimit të bërë;
  • Emrin dhe vend-ndodhjen e njësisë organizative të sektit fetar, për të cilën aplikanti do të kryejë shërbimin; dhe
  • Në qoftë se një i huaj/aplikanti punon për një organizatë e cila është një filial/degë e një sekti fetar, një përshkrim i natyrës së marrëdhënies/lidhjes midis këtyre dy organizatave:
    – që të evidentojë operimin e kapitaleve dhe metodave te këtyre organizatave; dhe
    – letrat e inkorporimit të organizatave sipas ligjeve të aplikueshme të shtetit.

Informacione Shtesë

Bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, mund të marrin vizë vartësie n.q.s. dëshirojnë të shoqërojnë aplikantin principal. Vartësit e aplikantit principal mund të studiojnë por nuk mund të punojnë në SH.B.A.

Mbajtësit e vizës R mund të qëndrojnë në SH.B.A. për më shumë se 5 vjet.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit Fetarë” – Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.