Media e Huaj

Viza I, është një vizë jo-emigrimi që u jepet personave që dëshirojnë të shkojnë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të cilët janë përfaqësues të medias së huaj që udhëtojnë për në SH.B.A., në lidhje me profesionin e tyre, dhe që kanë zyrën kryesore në një vend të huaj. Disa proçedura dhe pagesa, sipas ligjit të emigracionit, kanë lidhje me politikat dhe rregullat e vendit nga vjen aplikanti, dhe si rrjedhojë, Shtetet e Bashkuara ndjekin të njëjtën praktikë, të cilën ne e quajmë “reciprocitet”. Proçedurat për të dhënë viza për përfaqësuesit e medias së huaj të një vendi, konsiderohen reciproke, ashtu si qeveria e huaj vepron me përfaqësuesit e medias amerikane.

Të kualifikohesh për një vizë I

Akti i Emigracionit dhe i Kombësisë (INA) është shumë specifik për sa i përket kërkesave, të cilat i kërkohen aplikantit për tu kualifikuar për një vizë I të medias. Aplikantët duhet të tregojnë që ata janë të kualifikuar për të marrë një vizë media. Sipas ligjit të emigracionit, viza e medias janë për “përfaqësuesit e medias së huaj” ku përfshihen anëtarë të shtypit, radios, filmave apo industrisë së shtypit, aktivitetet e të cilëve janë thelbësore për funksionimin e medias së huaj, si p.sh. reporterët, ekipet e filmimeve, editorëve apo personave me profesion të ngjashëm, që udhëtojnë në SH.B.A. për të ushtruar profesionin e tyre. Zyrtari konsullor do të përcaktojë në qoftë se një aktivitet kualifikohet për një vizë media. Aktiviteti duhet të jetë në thelb informativ, dhe përgjithësisht e shoqëruar me proçesin e mbledhjes së lajmeve, të raportojë ngjarjet e aktuale, në mënyrë që të jetë i ligjshëm për një vizë I të medias. Si për shëmbull, të raportosh për aktivitetet sportive është e përshtatshme për të marrë një vizë I të medias:

  • Punonjësit kryesorë të një medie të huaj informative, lidhur me filmimin e ngjarjeve ose dokumentarëve;
  • Anëtarët e medias të lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e filmit mund të kualifikohen për vizat e medias vetëm në qoftë se materiali që do të filmohet do të përdoret për të shpërndarë informacionin ose lajmet. Për më tepër, burimi kryesor dhe shpërndarja e fondeve duhet të ndodhë jashtë Shteteve të Bashkuara;
  • Gazetarët që punojnë nën kontratë – Personat që kanë një mandat të lëshuar nga një organizatë gazetarësh prefosionistë, në qoftë se punojnë nën kontratë mbi një produkt që do të përdoret jashtë nga një informacion ose nga një media kulturore për të përhapur informacionin ose lajmet që nuk kanë për qëllim kryesor reklamën. Ju lutemi shënoni që një kontratë e vlefshme është e kërkuar;
  • Punonjësit e kompanive të pavarura të prodhimeve kur këta punonjës kanë një mandat të lëshuar nga një shoqatë gazetarësh profesionistë;
  • Gazetarët e huaj që punojnë për një degë të një rrjeti, gazete apo medie tjetër të SH.B.A-së dhe në qoftë se gazetari shkon në SH.B.A. për të raportuar ngjarje vetëm për një audiencë të huaj;
  • Përfaqësuesit e autorizuar/kredituar të një agjensie turistike, që kontrollohet, ose operohet në të gjithë ose në pjesë nga një qeveri e huaj, të cilët kanë lidhje kryesisht në përhapjen e informacioneve turistike rreth këtij vendi, dhe që nuk janë të titulluar në klasifikimin e vizave A-2; dhe
  • Informacion teknik industrial – Punonjësit në zyrat e organizatave në Shtetet e Bashkuara, të cilët shpërndajnë informacion teknik industrial.


Informacion Shtesë

Bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, mund të marrin vizë vartësie n.q.s. dëshirojnë të shoqërojnë aplikantin principal. Vartësit e aplikantit principal mund të studiojnë por nuk mund të punojnë në SH.B.A. me këtë lloj vize.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Përfaqësuesit e Medias së Huaj” – Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.