Largimi nga SH.B.A.

Kthimi i Formularit I-94 – Të Dhënat e Largimit nga Shtetet e Bashkuara

Nëse jeni kthyer me formularin I-94 (të bardhin) ose I-94W (jeshilin) Të Dhënat e Largimit në pasaportën tuaj, ka të ngjarë që largimi juaj nga SH.B.A. nuk është regjistruar ashtu si duhet.

Nëse jeni larguar me avion apo anije, largimi juaj nga SH.B.A. mund të verifikohet në mënyrë të pavaruar, dhe nuk është e nevojshme të merrni hapa të tjera, megjithatë është mirë që të mbani kartat e hypjes në avion apo anije (boarding passes) që të keni mundësi përshpejtimi kur të hyni në SH.B.A. herë tjetër.

Nëse jeni larguar nga kufiri tokësor, apo me anije private ose me avion privat, ju duhet të merrni hapa për të korigjuar këtë regjistrim. Nëse ju nuk konfirmoni largimin tuaj në kohë nga SH.B.A., ose, nëse ju nuk mund të arsyetoni me prova që ju u larguat brenda afatit kohor të lëshuar në momentin e hyrjes në SH.B.A., kur të aplikoni herë tjetër për të hyrë në SH.B.A., Dogana Amerikane dhe Mbrojtja Kufirit (DMK) mund të dale në përfundimin se ju keni qëndruar në SH.B.A. përtej qëndrimit tuaj të autorizuar. Nëse kjo ndodh, viza juaj mund të jetë subjekt anullimi dhe ju mund të ktheheni menjëherë në vendin nga keni ardhur.

Sipas Programit të Heqjes së Vizave, vizitorët që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara jashtë periudhës së lejuar nuk mund të rihyjnë në Shtetet e Bashkuara pa marrë një vizë në një nga konsullatat e SH.B.A. jashtë. Pra, nëse ju jeni një vizitor i Programit të Heqjes së Vizave që keni udhëtuar në rrugë tokësore për nga Kanadaja ose Meksika për të marrë një avion për t’u larguar, është veçanërisht e rëndësishme për ju që të regjistroni nisjen tuaj në kohën e duhur nëse formulari jeshil I-94w nuk ju është marrë kur ju dolët nga SH.B.A. Në qoftë se ju dështoni ta bëni këtë dhe të mbërrini në një port të SH.B.A. në të ardhmen dhe të kërkoni pranim pa vizë sipas Programit të Heqjes së Vizave, nëpunësi i DMK-së mund të urdhërojë kthimin tuaj të menjëhershëm për nga keni ardhur. Nëse ju jeni një vizitor i këtij programi dhe ju largoheni nga SH.B.A. nga ajri apo deti, ju nuk keni nevojë për t’u shqetësuar.

Pra, nëse ju keni dështuar të ktheni formën I-94 Të Dhënat e Largimit, ju lutemi dërgojeni atë, sëbashku me çfarëdo dokumentacioni që vërteton largimin tuaj nga Shtetet e Bashkuara në adresën:

DHS – CBP SBU
1084 South Laurel Road
London, KY 40744
U.S.A.

Mos postoni formën I-94 apo dokumentacionin shtesë në asnjë adresë tjetër përveç adresës së mësipërme. Vetëm në rast se e dërgoni në këtë adresë zyrtarët mund të bëjnë korigjimet e nevojshme për të parandaluar problemet për ju në të ardhmen. Zyra në London të Kentucky nuk i’u përgjigjet korrespondencave, prandaj ju lutemi mos pyesni për konfirmim që të dhënat tuaja janë freskuar.

Për të konfirmuar largimin, DMK do të konsiderojë një shumëllojshmëri informacioni, duke përfshirë, por jo me kufizim:

  • Kartat origjinale të hipjes në avion apo anije (boarding passes) që ju keni përdorur për t’u larguar nga një vend tjetër, si psh. Kanadaja, nëse ju keni fluturuar nga ky vend për në shtëpi;
  • Fotokopjet e vulvae të hyrjes apo të daljes që tregojnë hyrje në një vend tjetër mbasi jeni larguar nga SH.B.A. (ju duhet të fotokopjoni të gjitha faqet e pasaportës – përveç atyre bosh, duke përfshirë edhe faqen e të dhënave biometrike që ka edhe fotografinë tuaj); dhe
  • Fotokopjet e dëshmive të tjera mbështetëse, si për shembull:
    • Letrat e rrogës apo tollonat me datën përkatëse nga punëdhënësi juaj që tregojnë se ju keni punuar në një vend tjetër mbas largimit nga SH.B.A.;
      Të dhënat bankare me datë që të tregojnë veprime bankare të cilat dëshmojnë se keni qenë në një vend tjetër mbas largimit nga SH.B.A.;
    • Të dhënat e shkollës që tregojnë se ju keni ndjekur shkollën jashtë Shteteve të Bashkuara gjë që dëshmon se ju keni qenë në një vend tjetër mbas largimit nga SH.B.A., dhe
    • Faturat e kartave të kreditit me datë, duke treguar emrin tuaj, por me numrin e kartës së kreditit të fshirë, që të tregojë se ju keni bërë blerje mbasi jeni larguar nga SH.B.A. gjë që dëshmon se ju keni qenë në një vend tjetër mbas largimit nga SH.B.A.

Për të ndihmuar DMK që të kuptojnë situatën dhe të korigjojnë të dhënat tuaja sa më shpejt, ju lutemi përfshini një letër shpjegimi në gjuhen Angleze. Deklarata juaj nuk do të pranohet pa dëshmi mbështetëse ashtu si ju është shpjeguar më lart. Ju duhet të postoni kopje të lexueshme ose, po të jetë e mundur, materiale origjinale. Nëse dërgoni materiale origjinale, ju duhet të mbani një kopje të tyre. DMK nuk do t’jua kthejë materialet origjinale mbas procesimit.

Ne ju inkurajojmë fuqimisht që të mbani një kopje të çfarë do dokumenti që ju i dërgoni MDK-së dhe duhet ta keni me vete kur të udhëtoni here tjetër në SH.B.A. në rast se zyrtari i MDK-së ka ndonjë pyetje përsa I përket pranueshmërisë tuaj për të hyrë. Duke pasur këto materiale me vete ju mund të korigjoni të dhënat tuaja në kohën e hyrjes, nëse përndonjë arsye apo tjetër, zyra e DMK-së nuk e ka korigjuar rastin tuaj.

Nëse ndërmerrni udhëtime të shkurtra (30 ditëshe apo më pak) në Kanada, Meksikë, ose në Ishujt Karaibe gjatë vizitës tuaj në SH.B.A., mbajeni formën I-94 or I-94 (W). Kjo formë duhet dorëzuar vetëm nëse ju largoheni nga SH.B.A. për t’u kthyer në shtëpi.

Vonesat përtej kontrollit të udhëtuesit, si fluturime të anulluara apo të vonuara, emergjenca mjeksore që kërkojnë kujdesin e doktorit, etj. nuk konsiderohen qëndrime të pa-autorizuara, gjithsesi, ju duhet të sillni dëshmi të kësaj vonese nëse ju udhëtoni herë tjetër në SH.B.A. në mënyrë që të faleni. Për vonesat nga avionet, mund t’i kërkoni agjensisë së avionave për një letër konfirmimi që të pranojë vonesë e shkaktuar nga ata ose një kopje të anulluar të kartës së hypjes në avion (boarding pass).