Takimet e Përshpejtuara

Zyra jonë konsideron takimet e përshpejtuara për viza jo-emigrimi vetëm në rastet urgjente. Ju lutemi vini re se ne nuk mund të akomodojmë çdo kërkesë për një takim urgjent. Për t’u konsideruar për një takim urgjent ju duhet të plotësoni një ose disa nga kriteret e mëposhtme:

  • Ju jeni një student ose një vizitor shkëmbyes brenda 90 ditëve nga data e fillimit të programit tuaj të vlefshëm dhe që nuk jeni refuzuar një vizë brenda 6 muajve të fundit, dhe në rast se nuk ka data të vlefshme për ju përpara “datës së raportimit”;
  • Ju jeni një punonjës i përkohshëm (vetëm vizat H dhe L) që i’u ka skaduar viza dhe që dëshironi t’a rinovoni atë për t’u kthyer në punën tuaj në Shtetet e Bashkuara;
  • Ju keni nevojë urgjente për të marrë pjesë në një takim pune/bezinesi në Shtetet e Bashkuara ku nevoja për të udhëtuar nuk mund të parashikohej paraprakisht.
  • Ju keni nevojë urgjente të mejkoheni në Shtetet e Bashkuara ose të shoqëroni një të afërm të familjes që udhëton për mjekim urgjent;
  • Ju keni nevojë të merrni pjesë në një funeral të një pjestari të afërm të familjes (nënë, baba, vëlla, motër, fëmijë, gjysh ose gjyshe, dhe nip ose mbesë);
  • Ju keni nevojë të paraqiteni në një gjykatë Amerikane.Nëse ju qëlloni në një nga kategoritë e mësipërme, ju lutemi të caktoni takimin e parë në dispozicion nëpërmjet procesit të intervistimit të rregullt.  Pasi të keni caktuar një takim, ju lutemi dërgoni një email në adresën TiranaUSConsulate@state.gov ose ju lutemi dërgoni një kërkesë me shkrim në numrin e faksit +355-(0)4-237-4957, duke shpjeguar situatën tuaj dhe përfshni informacionin për kontakt të aplikantit (adresën e postës, të e-mailit, dhe një numër telefoni).  Ju lutemi kini parasysh se Seksioni Konsullor nuk do të jetë në gjendje të përshpejtojë takimin tuaj nëse ju nuk caktoni një datë takimi nëpërmjet procesit të intervistimit të rregullt.  Në kërkesën tuaj ju lutemi përfshni dëshmi të rrethanave të urgjencës.  Në varësi të urgjencës, ju mund të bashkangjisni raportet mjeksore nga doktori, një kopje të certifikatës të vdekjes së të afërmit tuaj, ose kopje të fletë-paraqitjes nga një gjykatë Amerikane.  Ju lutemi vini re që ne nuk mund të marrim dokumentacion të bashkangjitur me e-mail.  Kërkesat e kësaj natyre duhet të dërgohen me faks pasi të keni dërguar mesazhin fillestar me email.  Ju lutemi sigurohuni që të përfshni informacionin për kontakt të aplikantit (adresën e postës, të e-mailit, dhe një numër telefoni).

Çfarë duhet të konsideroni?

Nëse ju besoni se kualifikoheni për një takim të përshpejtuar, ju lutemi lexoni pikat e mëposhtme me shumë kujdes përpara se të pëpiqeni të merrni një takim urgjent.

  • Ju duhet të siguroheni që të keni dëshmitë e dokumentuara që të provoni se ju i përmbushni një ose disa nga kriteret e lartpërmendura për një takim të përshpejtuar. (Lexo më lart);
  • Nëse ju merrni një takim urgjent ju do të trajtoheni si një aplikant i zakonshëm; ju duhet të kualifikoheni për një viza Amerikane sipas ligjit;
  • Tarifa e aplikimit për vizë nuk kthehet mbrapsht.
    Nëse zyrtari konsullor përcakton gjatë intervistës që ju nuk jeni treguar i sinqertë në takimin urgjent që keni marrë, ashtu si parashikohet në kriteret e lartpërmendura, zyrtari do të shtyjë takimin tuaj 120 ditë nga data e aplikimit;
  • Nëse zyrtari konsullor gjen që ju keni keq-prezantuar arsyen e udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara për të marrë një takim të përshpejtuar, do të mbahet një shënim në dosjen tuaj që mund të ndikojnë negativisht në rezultatin e aplikimit tuaj për vizë, si dhe në të ardhmen.