Pyetje mbi DS-160

Pyetje të Shpeshta mbi Plotësimin në Internet të Formularit DS-160 për Aplikantët e Vizave Jo-Emigruese

 

1.) Ku mund t’a gjej DS-160?

Ju mund t’a gjeni në faqen e Internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore, këtu.

2.) A mundet që përgjigjet e mija të jenë në gjuhën amëtare?

Jo. Të gjitha përgjigjet e pyetjeve të aplikimit, përveç në rastet specifike, duhet të jenë në gjuhen Angleze, duke përdorur vetëm karaktere në Anglisht. Aplikimet që paraqiten me gjuhë tjetër mund të mos pranohen, dhe juve do t’ju duhet të paraqisni një aplikim të ri.

3.) A janë të gjitha përgjigjet e pyetjeve në DS-160 të detyrueshme?

Shumica e përgjigjeve të pyetjeve në DS-160 janë të detyrueshme. Ju mund t’i lini bosh pyetjet që janë fakultative. Disa pyetje mund t’ju japin mundësinë të selektoni “Does not apply” që do të thotë “nuk aplikohet” ose “nuk kam”. Të gjitha pyetjet e tjera duhen përgjigjur: aplikimi nuk ju lejon që t’a transmetoni elektronikisht pa plotësuar të gjitha fushat e kërkuara. Një mesazh gabimi do të paraqitet në ekran duke ju kërkuar të plotësoni fushat e pa-plotësuara përpara se t’a transmetoni informacionin. Nëse ju nuk u përgjigjeni pyetjeve, formulari mundet që të refuzohet gjithashtu.

4.) Çfarë ndodh nëse unë largohem për një moment në mes të plotësimit të aplikimit?

Formulari DS-160 do t’i kaloje koha pas, afërsisht, 20 minutave nëse aplikimi qëndron pa punuar në të. Kjo është krijuar për të mbrojtur intimitetin e informacionit tuaj. Nëse aplikimit i kalon koha, të gjitha të dhënat që keni plotësuar deri në atë moment do të humbasin. Në mënyrë që të ruheni nga kalimi i mundshëm i kohës, ju duhet të ruani të dhënat tuaja shpesh gjatë hedhjes së tyre. Për të ruajtur aplikimin, shtypni butonin “save” në fund të formularit. Duke shtypur “save” do të ruajë përkohësisht të dhënat tuaja. Në mënyrë që të ruani aplikimin përgjithmonë, ju mund të shtypni butonin “save application to file”. Pastaj, shtypni “save” në dritaren e shkarkimit të skedës. Sistemi do të shkarkojë nga Internetit aplikimin për t’a hapur më vonë. Ju mundet që më vonë të importoni të dhënat e ruajtura duke shkuar në faqen “Getting Started” dhe pastaj “Import Application Date”.

5.) Unë e kuptoj që mund të ngarkoj një fotografi dixhitale në aplikim, por si mund të gjej fotografinë e përshtatshme për këtë gjë?

Ju luteme referohuni faqes së Internetit mbi kërkesat e fotografisë dixhitale.

6.) Faqja e konfirmimit ka një shenjë “X” në kutinë në të cilën duhet të jetë fotografia. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që ngarkimi i fotografisë ka dështuar. Ju duhet të paraqisni një fotografi të stampuar së bashku me faqen konfirmimit të formularit DS-160. Lexoni më shumë informacion mbi kërkesat e fotografisë të stampuar. Nëse faqja e konfirmimit përfshin fotografinë tuaj, atëhere ngarkimi i fotografisë ka dalë me sukses, gjithsesi, ne ju sugjerojmë që të merrni me vete edhe një fotografi të stampuar, për çdo të papritur.

7.) Përse editimi që unë bëra, duke shtypur butonin “edit”, nuk janë ruajtur?

Në mënyrë që të ruhen të dhënat që ju keni edituar, ju duhet të shtypni butonat e navigimit të të secilës faqe në fund të saj, dhe jo ato të shfletuesit të Internetit (p.sh. Internet Explorer, apo Firefox).

8.) A duhet që t’a ruaj aplikimin përpara se t’a transmetoj atë?

PO! Ju duhet, nëse mundeni, të ruani aplikimin në kompjuterin tuaj përpara se të transmetoni atë. Duke ruajtur aplikimin është përfituese në dy mënyra. Së pari, nëse aplikimi juaj nuk pranohet nga konsullata, për shkak se mund të mos jetë plotësuar saktësisht, ju mund t’a aksesoni atë dhe t’a korigjoni. Së dyti, nëse ju aplikoni shpesh për vizë, ju mund të rifreskoni të dhënat e aplikimit të parë dhe të transmetoni informacionin me të dhënat e rifreskuara.

9.) Më duhet të sjell të gjithë aplikimin në ditën e intervistës, apo vetëm faqen e konfirmimit të plotësimit.

Ju nuk duhet të sillni të gjithë aplikimin tuaj. Faqja e konfirmimit është gjithçka që ju duhet përsa i përket formularit të aplikimit. Ju duhet t’a sillni atë në të gjitha fazat e procesit të aplikimit. Pa faqen e konfirmimit, mund të mos jetë e mundur që të aksesohet informacioni i transmetuar.

10.) Unë udhëtoj me familjen si pjesë e grupit. A mundet që të krijoj një aplikimin në grup?

Po. Në faqen “Thank You” ju keni mundësinë që të krijoni një aplikim në grup. Kur ju zgjidhni këtë mundësi, disa informacion nga aplikimi juaj, si destinacioni, do të importohen automatikisht në një aplikim tjetër. Ju lutemi kini parasysh që nëse përdorni këtë mundësi, ju duhet të krijoni një aplikim për secilin nga pjestarët e familjes që do të udhëtojnë me ju.