Për Personat që Duhet të Intervistohen

(Procedura e mëposhtme mund të ndryshojë nga momenti në moment. Nëse aplikoni përsëri në të ardhmen ju sugjerojmë të vizitoni këtë faqe Interneti për procedurat e reja të mundshme.)

 

I dashur aplikant i vizës jo-emigruese:

Për të caktuar një datë takimi për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, pune, etj.), ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtëm:

SHËNIM:

1.  HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online.

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit DS-160 (Aplikim për Vizë Jo-Emigrimi) online dhe të stampojë vetëm faqen e konfirmimit që ka kodin (barcode). (Aty ka një buton që thotë “Print Confirmation”). Kodi DUHET të jetë i qartë dhe i lexueshëm në faqen e stampuar. Në mënyrë që të plotësoni aplikimin online, ju duhet të keni një fotografi dizhitale që i përmbush kushtet e ngarkimit në Internet. Ju lutemi referojuni faqes së internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kërkesave të Imazheve Dixhitale – në Anglisht” për të mësuar mbi kërkesat e fotografisë.

Pasi t’a keni plotësuar formularin DS-160, Interneti do t’ju nxisë që të stamponi faqen e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Kjo faqe duhet të sillet kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për të aplikuar për vizën tuaj jo-emigruese.  NËSE JU NUK SILLNI FAQEN E KONFIRMIMIT TË DS-160, TAKIMI JUAJ DO T’JU SHTYHET PËR DATËN TJETËR TË ARDHSHME.

E RËNDËSISHME: Ju lutemi tregohuni shumë të kujdesshëm për të plotësuar të gjithë informacionin saktësisht në formularin DS-160.  Gratë e martuara duhet të vendosin emrat e tyre të vajzërisë në fushën ku kërkohen nëse keni pasur emra të mëparshëm ose pseudonime.  Të gjithë aplikantët me informacion jo të plotë, informacion të pasaktë, ose me që nuk kanë vendosur emrat e vajzërisë ose emrat e tjerë të përdorur më parë do t’i kërkohet të plotësojnë edhe njëherë formularin dhe kjo mund të vonojë procesin e aplikimit të tyre.  Formulari duhet plotësuar në Anglisht: për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në shqip (PDF 251 KB).

2.  HAPI I DYTË: Krijoni njё llogari online në adresën: http://albania.usvisa-info.com

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat e mёposhtme:

  • Në internet: http://albania.usvisa-info.com;
  • Me telefonon nё numrin pa pagesё: +355-(0)4-450-0037;
  • Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.

Zgjidhni “Cakto Takimin” dhe më pas zgjidhni kategorinë “Viza Jo-emigruese”.  Më pas zgjidhni kategorinë e vizës për të cilën po aplikoni.  Vazhdoni me zgjedhjen e “Tirana” si Seksioni Konsullor ku dëshironi të kryeni intervistën, e më pas me zgjedhjen e degës së shërbimit postar DHL ku dëshironi t’ju dorёzohet pasaporta me vizёn, nёse ju gjendeni të kualifikueshёm pёr vizёn.

Shënim: Kur të plotësoni të dhënat tuaja nën Vendosja e të dhënave të Aplikuesit Kryesor tek llogaria juaj në http://albania.usvisa-info.com, lutemi të përdorni numrin e ri të konfirmimit të aplikimit DS-160. Mos vendosni ndonjë numër të mëparshëm konfirmimi pasi do ju krijohen vonesa në ditën e aplikimit.

3.  HAPI I TRETË: Paguaj Tarifën e Aplikimit në Bankë.

Paguani tarifën e pakthyeshme të aplikimit tuaj për vizë. Ju lutem ndiqni udhëzimet e dhëna në: http://albania.usvisa-info.com në lidhje me mënyrat e pagesës.  Pagesa mund të kryhet me para në dorë tek Banka Kombёtare Tregtare, online me kartё krediti nё faqen e internetit http://albania.usvisa-info.com ose online me kartё krediti, duke telefonuar nё numrin pa pagesё +355-(0)44-500-037.  Vini Re: Nёse aplikanti zgjedh tё paguajё me para nё dorё, do t’i duhet tё presё 48 orё para se sistemi ta lejojё tё caktojё njё datё takimi.  Nёse zgjidhni tё paguani me para nё dorё, ju gjithashtu do t’ju duhet të shkarkoni dhe  të printoni një mandat depozite nëpërmjet llogarisë online që keni krijuar në: http://albania.usvisa-info.com përpara se të shkoni në bankë.  Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni pagesën pranë BKT-së pa mandatin e depozitës.

Shënim: Tarifa e aplikimit për vizë momentalisht është 160 Dollarë për shumicën e kategorive të vizave.  Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të kryejë pagesën e vizës së aplikimit për vizë jo-emigruese.

4.  HAPI I KATËRT: Caktoni Takimin Tuaj.

Caktoni takimin tuaj duke vendosur numrin e faturёs sё pagesёs sё vizёs tek llogaria juaj online, ose duke i dhёnё numrin tuaj të faturёs sё pagesёs sё vizёs Qendrёs së Telefonatave.

Më shumë informacion është në dispozicion on-line në: http://albania.usvisa-info.com ose duke telefonuar në numrat e mëposhtëm:

  • +355-(0)44-500-037 (në Shqipëri);
  • +1-703-520-2498 (në SHBA);
  •  Emri në SKYPE: usvisaalbania.


Ju duhet të keni me vete një kopje të faqes së konfirmimit të takimit ditën e intervistës në mënyrë që të hyni në konsullatë.

Ju duhet të sjellni të gjitha pasaportat, aktualen dhe të skaduarat që keni në zotërim.  Pasaportat Shqiptare të pavlefshme duhen anulluar fizikisht nga autoritet përkatëse Shqiptare.

Çdo aplikant i vizës duhet të ketë takimin e tij/saj.  Nëse aplikoni si familje, çdo pjesëtar që aplikon duhet të caktojë takim pavarësisht nga mosha dhe të ketë një faqe konfirmimi të formularit DS-160 me kod.

5.  HAPI I PESTË: Mblidhni Dokumentacionin Tuaj.

Për një listë të dokumentacionit të kërkuar për të aplikuar për një vizë jo-emigruese, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Internetit “Dokumentacioni i Kërkuar për të Aplikuar për një Vizë Jo-Emigrimi”.  Përveç këtyre dokumentave që ju dëshironi të sillni në mbështetje të aplikimit tuaj, ju duhet të keni me vete pasaportën aktuale dhe të gjitha pasaportat e skaduara që mund të keni, faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, një fotografi, si dhe faqen konfirmimit të datës së takimit.

E RËNDËSISHME: Orari i takimit që është shënuar në faqen e konfirmimit tuaj, është orari në të cilin do të hyni brenda në konsullatë. Nuk është orari i intervistimit tuaj. Letra juaj e takimit si dhe docukentacioni i kërkuar do të kontrollohen dhe përzgjidhen sapo ju të paguani për aplikimin. Ju lutemi sigurohuni që dokumentat të jenë sipas rashës. Letra juaj e takimit dhe dokumentacioni i kërkuar do të kontrollohen menjëherë sapo të thërriteni nga personeli konsullor. Ju lutemi përgatituni të qëndroni në Ambasadë deri në orën 12:00 paradreke. Materiale të lexueshme lejohen t’i keni me vete, por pajisje elektronike (duke përfshirë celularët), ushqimet, pije të ndryshme dhe çanta të madha nuk do të lejohen në Ambasadë. Pajisjet elektronike mund të lihen në hyrje të Ambasadës/Konsullatës, gjithsesi, për të përshpejtuar hyrjen, ju lutemi mos is sillni ato me vete.

Për shkak të hapësirës së limituar që kemi në dhomën e pritjes, vetëm njëri nga aplikantët (nëse aplikoni si familje ose shoqëri) do të lejohet brenda për të paraqitur dokumentacionin, me përjashtim të rasteve kur aplikanti shoqërohet me fëmijë nën moshën 16 vjeç, ose në raste të veçanta të tjera. Pjestarët e tjerë (duke përfshirë të afërmit, shoqëria, bashkëpunëtorë, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në ndërtesë, vetëm në rastet kur kërkohen nga zyrtarët konsullorë.