Formulari DS-160

Qendra e Aplikimeve Elektronike Konsullore (CEAC) Formulari DS-160

Aplikantët e vizave jo-emigruese duhet të plotësojnë dhe të paraqesin formularin elektronik të aplikimit, DS-160, i cili gjendet në adresën https://ceac.state.gov/genniv/. Ky formular zëvendëson formularët e mëparshëm të aplikimit DS-156, DS-157, dhe DS-158. Të gjithë aplikantë e vizave jo-emigruese, pavarësisht nga lloji i vizës për të cilën po aplikojnë, do t’u kërkohet të plotësojnë formularin në Internet përparase të paraqiten për intervistë në zyrën konsullore në Tiranë.

Formulari DS-160 kërkon gjithashtu një fotografi dixhitale, më pak se 1MB, për t’u ngarkuar si pjesë e procesit të aplikimit. Kliko këtu për kërkesat e fotografisë.

Nuk ekziston më një formular aplikimi i shkruar. Aplikantët, pasi të plotësojnë dhe dërgojnë elektronikisht DS-160, do të marrin një faqe konfirmimi në Internet e cila përfshin vetëm informacion biografik të limituar, fotografinë e tyre si dhe kodin e aplikimit me të cilin do të caktojnë takimin për t’u paraqitur dhe aplikuar për vizë. Pavarësisht se aplikantët e ngarkojnë fotografinë e tyre, ju sugjerojmë që të merrni edhe një tjetër në rast se sistemi jonë nuk e nxjerr fotografinë elektronike.

Shënim i Rëndësishëm: Të gjitha pyetjet e formularit DS-160 duhet të përgjigjen plotësisht dhe saktësisht. Përndryshe, ne nuk do të mundemi të procesojmë aplikimin për vizë dhe një datë tjetër interviste do të kërkohet. Në rast se viza procesohet deri në fund dhe stampohet me gabime për shkak të informacionit të gabuar në formularin e aplikimit, aplikantët do të përsërisin procesin e aplikimit nga e para duke sjellë një formular me informacionin e saktë dhe do të paguajnë tarifën e aplikimit përsëri.  Për më shumë informacion se si të plotësoni formularin DS-160, ju lutemi vizitoni Pyetje të Shpeshta mbi DS-160.

  • Për të filluar aplikimin, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit “DS-160”.
  • Pasi të plotësoni Formularin DS-160, ju lutemi lexoni informacion në faqen tonë të Internetit “Dokumentacioni i Kërkuar” për listën e dokumentave që duhet të paraqisni në intervistë.