Diplomatët dhe Zyrtarët

Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj

Për t’u kualifikuar për vizë diplomatike (kategoria A-1 ose A-2), ju duhet të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë suaj për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për këtë qeveri. I vetmi përjashtim është për zyrtarë të rangut më të lartë, si p.sh.: presidentët dhe kryeministrat, të cilët kanë të drejtën e vizës diplomatike pavarësisht qëllimit të tyre të udhëtimit. Zyrtarët qeveritarë që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara si turistë, për biznes komercial, apo si parti politike (në ndryshim nga qëllime qeveritare)  nuk kualifikohen për llojin e vizës diplomatike dhe duhet të ndjekin udhëzimet në faqen tonë të internetit “Si të Aplikoni” për të aplikuar për vizë vizitori, ose për një kategori tjetër vize që përshtatet me qëllimin e udhëtimit.

Zyrtarët e Qeverisjes Lokale

Zyrtarët e qeverisjes lokale të qytetit apo të qendrës administrative nuk kualifikohen për statusin e vizës diplomatike. Vetëm zyrtarët e pushtetit qëndror që udhëtojnë për cështje zyrtare kualifikohen.

Si të Aplikoni

Për të aplikuar për një vizë diplomatike, ju dhe anëtarët e familjes suaj duhet që secili të plotësojë një formular elektronik aplikimi.

Qeveria juaj apo ambasada duhet të dorëzojë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara pasaportën tuaj, një fotografi me përmasa 5×5 cm, dhe një notë diplomatike që përfshin informacionin e mëposhtëm:

  • Emri dhe datëlindja e aplikantit
  • Pozicioni dhe titulli
  • Vendi i detyrës ose vizitës
  • Qëllimi i udhëtimit
  • Përshkrim i shkurtër i detyrave
  • Data e udhëtimit
  • Koha e parashikuar e qëndrimit, ose të turit të shërbimit në Shtetet e Bashkuara
  • Emrat, marrëdhëniet dhe datëlindjet e çdo familjari apo anëtari të familjes që po ju shoqëron (apo që do ju bashkohet në Shtetet e Bashkuara).

Nuk aplikohet asnjë tarifë për vizat diplomatike. Rast pas rasti, konsulli mund të vendosë që të mos kryejë intervistë për vizë diplomatike.

Informacion Shtesë

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj”.