Viza Joemigruese

Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë ofron shërbime për viza për ata që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të përkohshme dhe për ata që dëshirojnë të marrin një vendbanim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Shërbimeve të Mbështetjes Globale (Global Support Services, GSS) për informacion të plotë mbi aplikimin për një vizë jo-emigruese Amerikane, përfshirë këtu dhe kategoritë e vizave jo-emigruese.

Për t’u lidhur me një përfaqësues të shërbimit ndaj klientit të GSS-së, ju lutemi të vizitoni faqen e tyre të internetit.

Punonjësit e organizatave ndërkombëtare të caktuara, përfaqësues qeveritarë në këto organizata, si dhe përfaqësues qeveritarë që po udhëtojnë për të marrë pjesë në takime në një organizatë të caktuar ndërkombëtare, marrin kategorinë e vizës G.

NATO

Përfaqësuesit kombëtarë në NATO, stafi ndërkombëtar i NATO-s, si dhe familjarët më të afërt të familjes, marrin viza të kategorisë NATO. Përveç kërkesave të renditura më poshtë, lutemi sillni një kopje të urdhërit të udhëtimit na NATO së bashku me aplikimin tuaj.

Kini parasysh që shumë prej personelit të forcave të armatosura janë të përjashtuar nga kërkesat e pasaportës dhe të vizës nëse ata janë ose të lidhur me Shtabin Aleat të NATO-s në Shtetet e Bashkuara dhe që po udhëtojnë për punë zyrtare, ose po hyjnë në Shtetet e Bashkuara sipas Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s. Në rastin e fundit, ju duhet të mbani me vete karta zyrtare ushtarake identiteti, si dhe urdhër udhëtimin nga NATO. Kur udhëtoni me status përjashtimi, një personel i tillë përgjithësisht hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me avionë ushtarakë ose anije detare.

Si të Aplikoni

Për të aplikuar për në vizë G ose NATO, ju dhe pjesëtarët e familjes që po ju shoqërojnë, duhet që secili të plotësoni formularin e aplikimit për vizë online.

Qeveria juaj apo organizata ndërkombëtare duhet të dorëzojë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pasaportën tuaj, një fotografi 5×5 cm, dhe një notë dilomatike/letër kërkesë për vizë nga organizatë ndërkomëtare e caktuar që të përfshijë informacionin e mëposhtëm:

  • Emri i plotë dhe datëlindja e udhëtuesit,
  • Pozicioni dhe titulli
  • Vendi ku do të stacionohet, ose vendi i vizitës
  • Qëllimi i udhëtimit
  • Përshkrim i shkurtër i detyrave
  • Data e udhëtimit
  • Koha e parashikuar e qëndrimit, ose e turit të detyrës në Shtetet e Bashkuara
  • Emrat e plotë, lidhjet, dhe datëlindjet e ndonjë vartësi, si dhe e çdo pjesëtari të familjes i cili do ju shoqërojë apo do i bashkohet më vonë aplikantit kryesor.

Për zyrtarë qeveritarë të Shqipërisë, nota diplomatike duhet të vijë nga Ministriae Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, ose Zyra e Presidentit.

Informacion Shtesë

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare dhe NATO-s.

Për t’u kualifikuar për vizë diplomatike (kategoria A-1 ose A-2), ju duhet të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë suaj për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për këtë qeveri. I vetmi përjashtim është për zyrtarë të rangut më të lartë, si p.sh.: presidentët dhe kryeministrat, të cilët kanë të drejtën e vizës diplomatike pavarësisht qëllimit të tyre të udhëtimit. Zyrtarët qeveritarë që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara si turistë, për biznes komercial, apo si parti politike (në ndryshim nga qëllime qeveritare)  nuk kualifikohen për llojin e vizës diplomatike dhe duhet të ndjekin udhëzimet në faqen tonë të internetit “Si të Aplikoni” për të aplikuar për vizë vizitori, ose për një kategori tjetër vize që përshtatet me qëllimin e udhëtimit.

Zyrtarët e Qeverisjes Lokale

Zyrtarët e qeverisjes lokale të qytetit apo të qendrës administrative nuk kualifikohen për statusin e vizës diplomatike. Vetëm zyrtarët e pushtetit qëndror që udhëtojnë për cështje zyrtare kualifikohen.

Si të Aplikoni

Për të aplikuar për një vizë diplomatike, ju dhe anëtarët e familjes suaj duhet që secili të plotësojë një formular elektronik aplikimi.

Qeveria juaj apo ambasada duhet të dorëzojë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara pasaportën tuaj, një fotografi me përmasa 5×5 cm, dhe një notë diplomatike që përfshin informacionin e mëposhtëm:

  • Emri dhe datëlindja e aplikantit
  • Pozicioni dhe titulli
  • Vendi i detyrës ose vizitës
  • Qëllimi i udhëtimit
  • Përshkrim i shkurtër i detyrave
  • Data e udhëtimit
  • Koha e parashikuar e qëndrimit, ose të turit të shërbimit në Shtetet e Bashkuara
  • Emrat, marrëdhëniet dhe datëlindjet e çdo familjari apo anëtari të familjes që po ju shoqëron (apo që do ju bashkohet në Shtetet e Bashkuara).

Nuk aplikohet asnjë tarifë për vizat diplomatike. Rast pas rasti, konsulli mund të vendosë që të mos kryejë intervistë për vizë diplomatike.

Informacion Shtesë

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj”.