Banorët e Përhershëm të Ligjshëm

Mbajtësit e Kartës Jeshile (Green Card)

Hapat për t’u bërë një mbajtës i kartës jeshile “Green Card” ndryshojnë sipas kategorive dhe varen nëse ju jetoni në SHBA apo jashtë.  Për informacion se si të bëheni një banor i përhershëm i ligjshëm i Shteteve të Bashkuara, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Shërbimeve Amerikane të Nënshtetësisë dhe Emigracionit (USCIS).

Një kartë jeshile i lëshohet të gjithë banorëve të përhershëm si provë që ata janë të autorizuar të jetojnë dhe punojnë në SHBA.  Nëse ju jeni një banor i përhershëm 18 vjeç e sipër, ju duhet të keni me vete një kartë jeshile të vlefshme gjatë gjithë kohës.  Kartat jeshile të tanishme janë të vlefshme për 10 vjet, ose 2 vjet në rast se jeni banor i kushtëzuar, dhe duhen rinovuar përpara se ato të skadojnë.  Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të USCIS “Pasi i’u Është Lëshuar një Kartë Jeshile”.

Shërbimet që u Jepen Mbajtësve të Kartës Jeshile në Ambasadën Amerikane në Tiranë:


Pyetje të Bëra Shpesh

Një banori të përhershëm (banor i përhershëm i ligjshëm ose banor i kushtëzuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës), i cili ka qëndruar më shumë se një vit jashtë SHBA-së, apo ka qëndruar përtej vlefshmërisë së Lejes Rihyrëse, do t’i duhet një vizë e re imigruese për të hyrë në SHBA dhe për të rifituar përsëri këtë status.

Ekziston një dispozitë sipas ligjit të vizave të SHBA-së për lëshimin e një vize imigruese për banorët lloj aplikimi i veçantë për ripranim të statusit e krijuar për rastet kur një banor i përhershëm i ligjshëm ka qëndruar jashtë SHBA përtej periudhës së lejuar nga ligji i emigracionit për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tij/saj.  Për më shumë informacion ju lutemi lexoni në faqen tonë të internetit “Banorët e Përhershëm që Rikthehen”.

Një banor i përhershëm i ligjshëm i cili ka për qëllim të qëndrojë jashtë Shteteve të Bashkuara për më shumë se 1 (një) vit, duhet që të paktën 30 ditë përpara largimit nga SHBA, të aplikojë në zyrat e emigracionit USCIS) për Leje Rihyrëse (PDF 667.32 KB).  Kjo leje është e vlefshme vetëm për dy vjet dhe nuk mund të shtyhet. Nëse kjo leje merret banori mund t’a përdorë për të rihyrë në SHBA brenda vlefshmërisë së saj.  Çdo banor i ligjshëm që aplikon për t’u ripranuar në SHBA duhet t’i provojë zyrtarit të emigracionit që ai ose ajo është i/e përshtatshëm/me në të gjitha aspektet për ripranim.  Kjo leje merret vetëm përpara se banori të largohet nga SHBA.  Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka autoritet të lëshojë një shtyrje të kësaj leje, dhe as të rinovojë afatin e saj.

Nëse ju qëndroni jashtë SHBA-së për më shumë se 1 (një) vit, dhe nuk keni marrë lejen rihyrëse, ju do të humbisni statusin.  Prandaj, nëse ndodheni jashtë SHBA dhe jeni brenda vitit të largimit nga SHBA, ju sugjerojmë të udhëtoni për në SHBA dhe të aplikoni për leje rihyrëse.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizat për Banorët që Rikthehen”.

Ne mund t’ju lëshojmë një leje transportimi nëse karta juaj jeshile (green card), formulari I-551, ose leja rihyrëse (reentry permit), formulari I-327, ka humbur, është vjedhur, ka skaduar, është dëmtuar, gjymtuar apo nuk e keni marrë me postë dhe nëse ju mbani akoma statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm.  Ju duhet të paraqiteni personalisht për të aplikuar për një leje transportimi ashtu si shpjegohet në faqen tonë të internetit “Leje Transportimi”.

Nëse ju jeni jashtë Shteteve të Bashkuara dhe karta juaj jeshile “green card” do të skadojë brenda 6 muajve (por që do të ktheheni brenda 1 viti që nga data e daljes nga Shtetet e Bashkuara dhe përpara se karta t’ju skadojë), ju duhet të aplikoni për rinovimin e kartës sapo të hyni në Shtetet e Bashkuara.  Për më shumë informacion se si të rinovoni kartën tuaj kur të ktheheni në SHBA, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në faqen e internetit të emigracionit (USCIS).

Nëse karta juaj ka skaduar dhe ju keni më pak se një vit që keni dalë nga SHBA, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në faqen tonë të Internetit “Leje Transportimi”.  Nëse ju keni më shumë se një vit që keni dalë nga SHBA, ju mund të keni humbur statusin tuaj të banorit të përhershë të ligjshëm dhe për këtë nuk mund të rinovoni kartën jeshile.

Sipas ligjeve të emigracionit Amerikan, një fëmijë nën moshën 2 vjeç i cili ka lindur nga një nënë me status të banorit të përhershëm të ligjshëm gjatë qëndrimit të përkohshëm të saj jashtë SHBA nuk ka nevojë për një vizë emigrimi që të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara nëse nëna ka një kartë të vlefshme jeshile “green card”, një leje të vlefshme rihyrëse, ose një vizë SB-1.  Fëmija duhet të hyjë në Shtetet e Bashkuara brenda 2 viteve të lindjes dhe prindi shoqërues duhet të aplikojë për rihyrje në rikthimin e parë mbas lindjes së fëmijës.  Ju sugjerojmë që prindi shoqërues të mbajë me vete dëshmi të dokumentuara të lidhjes familjare me fëmijën, duke përfshirë pasaportën e fëmijës dhe certifikatën e lindjes.

Në të kundërt, prindi duhet të aplikojë për një vizë emigracioni për fëmijën sipas procedurave.

Braktisja e statusit të banorit të përhershëm të ligjshëm është e parevokueshme.  Një person që braktis këtë status duhet të kualifikohet përsëri për të marrë këtë status duke filluar aplikimin nga e para.  Prandaj, ju duhet të mendoheni mirë përpara se të braktisni këtë status.

Vendimi për të braktisur statusin tuaj është vullnetar.  Psocesi për të kërkuar të braktisni statusin tuaj të banorit të ligjshëm të SHBA me formularin I-407 nuk është gjykim përfundimtar.  Për më shumë informacion ju lutemi lexoni në faqen tonë të internetit “Braktisja e Statusit të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm”.