Verifikimi i Largimit

Verifikimi i Largimit pas Dëbimit nga Shtetet e Bashkuara

Në rast largimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëse zyrtari i emigracionit ju ka pajisur me një nga formularët: G-146, I-392, ose I-210 për t’u firmosur nga konsulli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për të konfirmuar nisjen tuaj nga Shtetet e Bashkuara, ju duhet të caktoni një takim.

Caktoni Takimin

Për të caktuar një takim dërgoni një email në adresën acstirana@state.gov me informacionin e mëposhtëm:

  • Emri i Plotë:
  • Datëlindja:
  • Numri i Emigracionit:
  • Numri i Telefonit:
  • Arsyeja e Kërkesës (Me detaje):

Sapo të marrim kërkesën zyra jonë do t’a shqyrtojë nëse është e vlefshme dhe do t’ju kthejë një përgjigje me anë të email duke ju caktuar një takim.

Dokumentacioni i Kërkuar

Ditën e intervistës, ju duhet të përgatiteni të sillni si më poshtë:

  1. Një nga formularët: G-146, I-392, ose I-210;
  2. Pasaportën tuaj që të përfshijë vulat e largimit dhe hyrjes;
  3. Biletën tuaj të avionit ose fletëhyrjen kur jeni larguar nga SHBA;
  4. Formularin I-94: Të dhënat mbi Mbërritjen/Largimin, nëse e keni.

Ju lutemi paraqesni çdo dëshmi që vërtetojnë largimin tuaj nga SHBA).  Nuk ka pagesë për këtë shërbim.

Informacion i Rëndësishëm

Është e rëndësishme të vini re, se formularët G-146, I-392, dhe I-210 të lëshuar nga zyra përkatëse e deportimit janë të vetmit mekanizëm që zyrtari konsullor mund të konfirmojë largimin tuaj nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me procedurat e largimit.

Zyra jonë e dërgon dokumentacionin që ju paraqesni me postë diplomatike në zyrat e emigracionit që kanë kërkuar verifikimin e largimit tuaj.

Mundësi Tjetër Verifikimi

Gjithsesi, nëse ju nuk ju kanë dhënë asnjë nga formularët e përmendur më lart, zytari konsullor mund të noterizojë një letër në formën e një dëshmie me betim të firmosur nga ju që vërtetoni personalisht prezencën tuaj në Shqipëri.  Në këtë rast, ne nuk mund të postojmë dokumentacionin për të konfirmuar largimin tuaj nga Shtetet e Bashkuara me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Zyra e Emigracionit dhe Doganave (ICE). Është përgjegjësia juaj për të provuar largim nga SHBA me këtë departament.  Ky shërbim kushton 50 Dollarë ose e barazvlefshme në Leke. Shënim: Pagesa kryhet te arkëtari i Seksionit Konsullor, dhe mund të bëhet me para në dorë (Dollarë ose Lekë) ose me kartë krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, dhe Discover).

Për informacion se si të kontaktoni ICE, ju mund të vizitoni faqen e tyre të Internetit “Enforcement and Removal Operations” e cila gjendet në adresën www.ice.gov.