Informacion mbi Testimin e ADN-së
Hapi 1:
I afërmi që do të testohet në Shtetet e Bashkuara, duhet të zgjedhë Laboratorin AABB më të afërt me banesën e tij ose të saj dhe t’i kontaktojë ata direkt për të bërë marrëveshjen e testimit. Provëza e testit duhet të përfshijë një zarf (FedEx ose DHL) të para-paguar dhe të para-adresuar dhe udhëzimet e qarta për mbledhjen e mostrave. Provëza e juaj e testimit duhet të dërgohet nga laboratori i përzgjedhur në adresën e mëposhtme:
Ambasada e SHBA
Seksioni Konsullor
Rr. Elbasanit, Nr. 103
Tirana, Albania
Hapi 2:
Pasi ambasada e merr zarfin, seksioni konsullor do të lidhet me ju për të caktuar një kohë për të ardhur në Ambasadë për të siguruar një mostër të ADN-së. Të gjithë personat duhet të sjellin pasaportat e tyre, 2 fotografi pasaporte dhe $80 për adultët dhe $60 për të miturit. Identiteti i individit që do të testohet do të verifikohet dhe konfirmohet nga Ambasada. Një laboratorist nga zyra e mjekut kontraktues të Ambasadës do të mbledhë mostrat e ADN-së në seksionin konsullor të Ambasadës. Ngaqë Ambasada nuk mund të mbledhë tarifat e mësipërme, ato do të paguhen në zyrën e mjekut që do të kryejë testimin. Pasi testimi të përfundojë, Ambasada do t’i vulosë mostrat të ADN-së dhe do t’i postojë ato duke përdorur zarfin e para-paguar në laboratorin e paracaktuar AABB.
Hapi 3:
Laboratori AABB do t’i dërgojë rezultatet e testimit direkt në Ambasadë. Edhe pse i afërmi juaj, ose peticioneri mund të marrin një kopje të rezultateve, Ambasada mund të procedojë vetëm pasi të marrë rezultatet direkt nga Laboratori AABB. Sapo Ambasada të marrë rezultatet, ne do t’ju kontaktojmë. Ju lutem mos kontaktoni zyrën tonë ndërsa jeni në pritje të rezultateve, pasi kjo mund të rezultojë në një vonesë të rastit tuaj.
Nëse keni pyetje, ju lutem na shkruani me emrin dhe numrin tuaj të rastit në adresën tonë të postës elektronike TiranaUSConsulate@state.gov