Tarifë e USCIS për Imigrantët

Të gjithë individëve të cilëve u është lëshuar një vizë emigruese duke filluar nga data 23 dhjetor 2016 e pas, duhet të paguajnë tarifën e emigrantit për Shërbimet Amerikane të Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) prej 220 dollarësh përpara se të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara. Udhëzimet se si paguhet kjo tarifë i jepen aplikantit në paketën e vizës. Përjashtohen nga kjo tarifë vetëm prindërit e ardhshëm birësues fëmijët e të cilëve do të hyjnë në Shtetet e Bashkuara sipas procedurës së Jetimit apo Hagës, apo imigrant e veçantë Irakenë dhe Afganë të cilët janë punësuar nga qeveria Amerikane, apo banorët e përhershëm Amerikan që kthehen, si dhe aplikantët me viza të lëshuara K. Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të USCIS “Tarifa e Imigrantit” (në Anglisht).

Gjithashtu, këtu do të gjeni udhëzimet edhe në Shqip se si të kryeni pagesën e imigracionit për USCIS: Udhëzimet (PDF 382 KB).