Si të Caktoni një Takim për një Vizë Imigruese

Pёr Aplikanёt e Vizave Imigruese: Pasi Qendra Kombёtare e Vizave (NVC) i ka marrё tё gjitha dokumentet e nevojshme pёr tё kompletuar aplikimin pёr vizё, NVC-ja do t’i dёrgojё aplikantit njё letёr (ose e-mail) me datёn dhe orёn e intervistёs pёr vizё.  Tё gjitha dokumentet qё ka mbledhur aplikanti do tё nevojiten pёr intervistёn pёr vizё.

Pёr Aplikanёt e Vizave K: Pasi peticioni juaj i aprovuar nga Zyra e Shёrbimeve Amerikane pёr Nënshtetёsinё dhe Imigracionin (USCIS) vjen nёpёrmjet Qendёs Kombёtare tё Vizave (NVC) nё Seksionin Konsullor, peticioneri dhe/ose aplikanti do tё kontaktoheni me anё tё postёs elektronike (e preferueshme), ose nёpёrmjet postёs me Paketёn e Udhёzimeve qё ju duhet tё dёrgoni nё Seksionin Konsullor.  Pasi Seksioni Konsullor t’i ketё marrё tё gjitha dokumentet e nevojshme pёr tё kompletuar aplikimin pёr vizё, Seksioni Konsullor do t’ju dёrgojё njё e-mail (ose letёr) me udhёzimet se si tё caktoni datёn e intervistёs pёr vizё. Tё gjitha dokumentet qё ka mbledhur aplikanti do tё nevojiten pёr intervistёn pёr vizё.

Pёr Aplikanёt e Vizave tё Shumёllojshmёrisё (Lotaria Amerikane): Pasi Qendra Konsullore Kentucky (KCC) tё pёrcaktojё datёn tuaj pёr intervistё, llogaria juaj nё faqen e Kontrollit tё Statusit tё tё Regjistruarve do tё pёrditёsohet duke treguar datёn dhe orёn e takimit nё Seksionin Konsullor.

Ju duhet tё pёrgatisni dokumentacionin e kёrkuar, tё cilin do ta dorёzoni nё Seksionin Konsullor nё ditёn e intervisёs pёr vizё.  Intervistat pёr vizё zhvillohen ditёve tё Hёna dhe tё Enjte dhe me pёrjashtime tё rralla ditёve tё Mёrkura, me pёrjashtim tё festave zyrtare Amerikane dhe Shqiptare.

Lutemi tё mos blini biletёn e avionit, apo tё kryeni marrёveshje pёr tё udhёtuar pёrpara se juve t’ju jetё lёshuar viza emigruese.