Refuzimi për Mungesë Dokumentacioni

Aplikantёt e Refuzuar pёr Shkak tё Mungesës së Dokumentacionit ose për Proces Administrativ

Disa aplikantёve tё vizёs mund t’u kёrkohen: a) dokumente shtesё, ose b) proces i mёtejshёm administrativ.

  • Kur ju janё kёrkuar dokumente shtesё, Oficeri Konsullor do ju japё njё letёr refuzimi ku shpjegohen dokumentet qё mungojnё. Vetёm pikat e shёnuara me kryq aplikohen nё rastin tuaj. Vini re qё Oficeri Konsullor mund tё pёrdorё gjuhёn Shqipe pёr tё shpjeguar dokumentet e kёrkuara nga aplikanti dhe gjuhёn Angleze pёr tё shpjeguar dokumentet e kёrkuara nga peticioneri apo sponsori. Ndaj, mund tё duhet qё ju t’i dёrgoni peticionerit njё kopje tё fletёs sё refuzimit me faks apo email. Ёshtё shumё e rekomanduar qё ju t’i mblidhni tё gjitha dokumentet dhe t’i dёrgoni njёherazi nё Seksionin Konsullor me anё tё DHL-sё, pёrndryshe rasti juaj mund tё marrё mё shumё kohё pёr t’u shqyrtuar. Pasi dokumentet tё kenё mbёrritur, rasti juaj do tё shqyrtohet nga Oficeri Konsullor dhe ju do tё njoftoheni pёr hapat e mёtejshёm. Nёse rasti juaj ёshtё i plotё nga ana dokumentare, ju do tё njoftoheni tё dёrgoni pasaportёn tuaj me anё tё DHL-sё. Nёse ka akoma dokumente qё mungojnё, njё letёr e re refuzimi do ju dёrgohet dhe rasti juaj do tё mbetet i refuzuar derisa ju tё sillni tё gjitha dokumentet e kёrkuara. Vini re qё pas njё afati tё caktuar kohor pa pёrgjigje nga ana juaj (njё vit pёr vizat emigruese), kërkesa juaj për vizë emigrimi mund të anullohet.
  • Nёse kёrkohet proces i mёtejshёm administrativ pёr rastin tuaj, ju do tё njoftoheni nё ditёn e intervistёs nga Oficeri Konsullor. Aplikantёt do tё kёshillohen pёr kёtё kёrkesё nёse aplikohet nё rastin e tyre. Shumica e proceseve administrative zgjidhen brenda 60 ditёve nga data e intervistёs pёr vizё. Kur kёrkohet proces administrativ, koha mund tё ndryshojё bazuar nё rrethanat individuale tё rastit. Pёrpara se tё na kontaktoni pёr tё pyetur pёr statusin e procesit administrativ, ju duhet tё prisni tё paktёn 60 ditё nga data e intervistёs apo tё dёrgimit tё dokumenteve shtesё, cilado qё ёshtё nё datёn mё tё vonё.