Pyetje të Bëra më Shpesh

Merrni përgjigje për pyetjet që bëhen më shpesh për vizat emigruese.

Njё vizё emigruese ёshtё njё dokument i lёshuar nga Departamenti i Shtetit i SH.B.A.-sё, i cili ju lejon ju tё udhёtoni pёr nё Shtetet e Bashkuara pёr tё aplikuar pёr pranim si njё banor i pёrhershёm i ligjshёm (BPL).  Departamenti i Sigurisё Kombёtare (DHS) merr vendimin pёrfundimtar pёr t’ju pranuar ose jo si BPL.  Sapo ju tё jeni pranuar si BPL, ju nё pёrgjithёsi keni tё drejtёn tё jetoni dhe punoni pёrgjithmonё nё SH.B.A..  DHS do tё dёrgojё me postё kartёn tuaj tё banorit tё pёrhershёm (apo siç quhet shpesh karta e gjelbёr) nё adresёn tuaj tё re nё SH.B.A., zakonisht brenda tre muajve nga hyrja juaj nё SH.B.A..  Lutemi tё lexoni (nё Anglisht) nё faqen e internetit tё Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore pёr informacion se si tё aplikoni pёr nё vizё emigruese.

Njё vizё emigruese ju mundёson tё aplikoni pёr rezidencё tё pёrhershme pas hyrjes nё SH.B.A. Nga ana tjetёr, njё vizё jo-emigruese ёshtё nё pёrgjithёsi pёr vizitorёt qё do tё qёndrojnё pёr njё afat tё shkurtёr kohor nё SH.B.A. Disa kategori vizash jo-emigruese ju lejojnё tё jetoni e tё punoni nё SH.B.A. pёr njё periudhё tё caktuar kohore dhe qёllimi.

Peticionet nё pritje, veçanёrisht kategoritё numerikisht tё kufizuara, mund tё qёndrojnё nё Qendrёn Kombёtare tё Vizave pёr shumё vite.  F4 pёr shembull, ёshtё njё nga kategoritё e preferencёs bazuar nё familje.  Ekzistojnё kufizime ligjore pёr numrin e vizave tё kategorive me preferencё bazuar nё familje qё mund tё lёshohen çdo vit.  Nё kёto kategori, listat e pritjes pёrcaktohen duke u bazuar nё datёn prioritare, e cila eshtё data kur ёshtё dorёzuar peticioni juaj.  Kurse datat Cutoff, tё vendosuara nga Zyra e Vizave, pёrcaktojnё se kur peticioni juaj ёshtё gati pёr shqyrtim.  Peticioni juaj mund tё bёhet aktual, pra gati pёr procesim tё mёtejshёm, vetёm kur data Cutoff nё kategorinё e vizёs suaj tё ketё pёrparuar nё datёn tuaj prioritare.  As Ambasada, as Qendra Kombёtare e Vizave nuk mund tё parashikojnё se kur do tё mund tё bёhet aktuaj rasti juaj.  Ju duhet tё monitoroni lёvizjen e datёs Cutoff nё publikimet e Zyrёs sё Vizave pёr tё mёsuar se kur rasti juaj do tё jetё aktual.  Pёr informacion rreth datёs Cutoff, lutemi tё kontaktoni me Zyrёn e Informacionit pёr Vizat tё Departamentit tё Shtetit tё SBA-sё nё numrin e telefonit 202-663-1541, ose tё vizitoni Buletinin e Vizave (nё Anglisht), i publikuar nga Byroja e Çёshtjeve Konsullore.

Qytetarёt Shqiptarё qё dёshirojnё tё kontrollojnё statusin e peticionit nё pritje pёr vizё, apo kategorinё e tyre tё vizёs, duhet tё kontaktojnё Qendrёn Kombёtare tё Vizave me postё elektronike nё: NVCInquiry@state.gov.

Pёr shkak tё hapёsirёs sё kufizuar vetёm aplikantёt lejohen nё Seksionin Konsullor. Pёrjashtim bёjnё rastet me fёmijё tё vegjёl apo aplikantёt e moshuar apo tё pamundur. Nё asnjё rrethanё nuk lejohen avokatёt apo pёrfaqёsuesit e aplikantit nё Seksionin Konsullor. Familjarёt e aplikantёve nuk duhet tё presin jashtё Seksionit Konsullor.

Nёse ju dёshironi tё ricaktoni takimin tuaj pёr vizё emigruese, ju duhet tё dёrgoni njё e-mail nё TiranaUSConsulate@state.gov pёr ndihmё.  Lutemi tё kini parasysh: Edhe pse ne do tё tentojmё t’ju ndihmojmё me kёrkesёn tuaj pёr tё ndryshuar datёn e takimit, jo gjithmonё ёshtё e mundur t’ju ofrojmё ju datёn e preferuar nga ju.  Ricaktimi i njё takimi pёr intervistё mund tё rezultojё nё vonesa tё mёdha nё shqyrtimin e rastit tuaj pёr vizё.  Ju duhet tё kёrkoni shtyrje tё datёs sё takimit vetёm nёse ёshtё absolutisht e nevojshme nё gjё e tillё.

Vendimin pёr tё marrё apo jo njё avokat apo pёrfaqёsues tuajin ёshtё tёrёsisht çёshtje e juaja. Ne nuk mund t’ju themi tё merrni apo tё mos merrni njё pёrfaqёsues, as nuk mundemi qё t’ju rekomandojmё avokatё tё caktuar. Mos i besoni asnjё avokati apo pёrfaqёsuesi i cili ju thotё juve qё ata janё “tё rekomanduar” apo “tё autorizuar” nga Ambasada.

Oficerёve Konsullorё tё SH.B.A.-sё u lejohet t’i lёshojnё viza emigruese vetёm atyre aplikantёve tё cilёt gjenden tё kualifikuar sipas ligjit.  Disa aplikantёve, tё cilёt nuk kualifikohen pёr vizё, mund t’u lejohet tё aplikojnё pёr falje tё papranueshmёrisё.  Nёse ju keni tё drejtё ligjёrisht per tё aplikuar pёr falje, oficeri konsullor do ju japё udhёzime tё detajuara se çfarё duhet tё bёni mё tej.

Njё falje ёshtё njё autorizim i veçantё i dhёnё nga Prokurori i Pёrgjithshёm i SH.B.A.-sё nёpёrmjet Shёrbimeve pёr Nёnshtetёsinё dhe Imigracionin tё SH.B.A.-sё (USCIS), e cila nё thelb heq mospasjen e tё drejtёs pёr vizё.  Nёse jepet njё falje, aplikantit mund t’i lёshohet viza pavarёsisht papranueshmёrisё sё tij.  Nёse ju kualifikoheni pёr tё aplikuar pёr njё falje, oficeri konsullor do ju japё udhёzime pёr kёtё proces.  Për më shumë informacion mund të lexoni në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Papranueshmëritë dhe Faljet”.

Vendimin pёr tё aprovuar apo mohuar njё aplikim pёr falje e bёjnё Shёrbimet pёr Nёnshtetёsinё dhe Imigracionin tё SH.B.A.-sё (USCIS).  Procesi mund tё zgjasё deri nё disa muaj, nё varёsi tё ngarkesёs sё punёs dhe tё kompleksitetit tё rastit tuaj.  Nёse kanё kaluar mё shumё se disa muaj, ju mund tё kёrkoni njё pёrditёsim tё statusit tuaj tё aplikimit pёr falje duke i kontaktuar me anё tё postёs elektronike nё Lockboxsupport@dhs.gov.

Nё njё rast tё vizёs emigruese bazuar nё familje, pёrfituesi kryesor i peticionit ёshtё personi nё emёr tё tё cilit ёshtё dorёzuar peticioni; i cili ёshtё, personi i shёnuar nё kahun e djathtё tё faqes sё parё tё formularit I-130 (Peticioni pёr Tё Afёrmin Qytetar i Huaj).  Njё pёrfitues derivativ ёshtё bashkёshorti/ja ose fёmija e aplikantit kryesor.  Njё rast numerikisht i kufizuar i bazuar nё familje mund tё ketё shumё pёrfitues derivativё pёrpos pёrfituesit kryesor dhe tё gjithё pёrfituesit (kryesori dhe derivativёt) mbajnё tё njёjtin peticion dhe tё njёjtin numёr rasti.  Nё rastet e vizёs emigruese bazuar nё familje pёr tё afёrmit e menjёhershёm (tё cilat janё: bashkёshort/e, fёmijё, prind, fёmijё i adoptuar, i qytetarit tё SH.B.A.-sё) nuk ka pёrfitues derivativё, qё do tё thotё se çdo aplikant duhet tё ketё peticionin e tij ose tё saj dhe numrin individual tё rastit.

Akti i Shtetёsisё sё Fёmijёs i vitit 2000 ёshtё njё ligj qё azhornoi Seksionin 320 tё Aktit tё Imigrimit dhe tё Nёnshtetёsisё pёr t’i akorduar nёnshtetёsi tё menjёhershme Amerikane bazuar nё disa kategori fёmijёve tё lindur jashtё SH.B.A.-sё, nё momentin e pranimit tё tyre nё Shtetet e Bashkuara si banorё tё pёrhershёm tё ligjshёm.  Nёse oficeri konsullor pёrcakton se Akti i Shtetёsisё sё Fёmijёs aplikohet nё rastin tuaj, ne do ju japim informacionin mbi Aktin e Shtetёsisё sё Fёmijёs.

Po. Nёse ju jeni subjekt i kёrkesёs sё I-864 (Garancia e Mbёshtetjes), peticioneri duhet tё dorёzojё njё I-864 pёr ju. Pёrndryshe Oficeri Konsullor nuk do tё mund t’ju lёshojё vizёn.  Kjo kёrkesё ёshtё e aplikueshme edhe nёse peticioneri nuk po punon, ose po punon por nuk fiton mjaftueshёm pёr t’ju mbёshtetur ju.  Nё kёto rrethana, peticioneri juaj mund tё gjejё njё sponsor tё pёrbashkёt i cili ёshtё i gatshёm tё dorёzojё njё I-864 pёr ju, ose ai apo ajo mund tё kenё njё pjesёtar tё familjes qё ёshtё i gatshёm tё dorёzojё njё formular I-864A (Kontratё ndёrmjet Sponsorit dhe Pjesёtarit tё Familjes).  Mbani mend qё çdo I-864 dhe I864A duhet tё shoqёrohen me prova qё personi qё po i dorёzon ёshtё njё qytetar amerikan ose njё banor i pёrhershёm i ligjshёm, si dhe formularёt e taksave tё vitit mё tё fundit kur u firmos I-864 dhe I-864A.  Nёse peticioneri nuk po punon, ai ose ajo duhet ta specifikojnё kёtё nё I-864.  Nёse personi nuk ka deklaruar taksat nё SH.B.A., pavarёsisht arsyes, ai ose ajo duhet tё dorёzojnё njё deklaratё tё firmosur ku shpjegohet se pёrse nuk u ёshtё kёrkuar qё tё deklarojnё taksat.

Nёse juve ju ёshtё lёshuar njё vizё emigruese nё njё nga kategoritё qё kёrkon qё ju tё jeni tё pamartuar, dhe ju martoheni pasi tё keni marrё vizёn emigruese por pёrpara se tё pranoheni nё SH.B.A., ju do tё jeni subjekt i dёbimit nga SH.B.A.

Nёse peticioneri vdes pёrpara se pёrfituesi kryesor tё ketё emigruar nё SH.B.A., peticioni revokohet automatikisht bazuar nё ligjin 8 CFR 205.1(a)(3).  Kjo do tё thotё qё Oficeri Konsullor nuk do tё mund t’i lёshojё vizё asnjёrit nga pёrfituesit e peticionit dhe do tё duhet qё peticioni t’i kthehet Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombёtare (DHS).  Nёse ekzistojnё rrethana bindёse humanitare, Oficeri Konsullor mund t’i rekomandojё DHS-sё tё rikthejё nё statusin e mёparshёm peticionin.  Si alternativё, aplikanti mund tё kontaktojё zyrёn e DHS-sё qё aprovoi peticionin pёr tё kёrkuar rikthim nё statusin e mёparshёm tё peticionit pёr arsye humanitare.  Nёse DHS e rikthen peticionin nё statusin e mёparshёm, mё pas Seksioni Konsullor do tё kontaktojё aplikantin.

Nёse pёrfituesi kryesor vdes pёrpara se pёrfituesi derivativ tё emigrojё nё SH.B.A., oficeri konsullor nuk do tё mund t’i lёshojё njё vizё pёrfituesit derivativ. Rikthimi nё pozitёn e mёparshme pёr arsye humanitare nuk aplikohet nё njё rast tё tillё.

Nёse ju po birёsoni apo keni birёsuar njё fёmijё tё lindur jashtё SH.B.A.-sё dhe dёshironi informacion tё pёrgjithshёm rreth vizave emigruese pёr fёmijёt e birёsuar, lutemi tё vizitoni adoption.state.gov.

Edhe pse nuk ka gjasa qё ju tё kryeni shërbimin e kërkuar ushtarak, çdo mashkull i huaj midis moshës 18 dhe 26 vjeç duhet të regjistrohet sipas dispozitave të ligjit të shërbimit ushtarak selektiv brenda tridhjetë (30) ditëve nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, mё pёrjashtim tё tё huajve qё hyjnё si jo-emigrantё.  Tё huajt qё janё pranuar si banorё tё pёrhershёm apo qё e kanё fituar statusin e banorit tё pёrhershёm pas pranimit nё SH.B.A., kёrkohet gjithashtu qё tё regjistrohen.  Pёr informacion shtesё, ju mund tё kontaktoni Shtabin Kombёtar, Sistemi Selektiv i Shёrbimit Ushtarak, 600 E. Street NW, Washington, D.C. 23435.

Njё verifikim strikt i tё dhënave personale të së kaluarës kёrkohet pёr tё gjithё aplikantёt e vizёs. Si pjesё e kёtij verifikimi, ne marrim gjurmёt e gishtёrinjve tё tё gjithё aplikantёve nga mosha 14 vjeç e lart nё ditё ne intervistёs. Nuk ka kosto shtesё pёrkёtё shёrbim.

Nёse ju keni qenё arrestuar ndonjёherё pёr çfarёdolloj arsyeje, nё çfarёdolloj kohe apo shteti, ju duhet ta deklaroni atё dhe t’ia thoni Oficerit Konsullor gjatё intervistёs suaj pёr vizё emigruese.  Formularit DS-260 (Aplikimi pёr Vizё Emigruese dhe Regjistrimin e Tё Huajit) kёrkon nёse keni qenё arrestuar ndonjёherё.  Ju duhet t’i pёrgjigjeni kёtyre pyetjeve me vёrtetёsi dhe ju duhet tё shpjegoni detajet e situatёs.  Sillni nё ditёn e takimit pёr vizё tё gjitha dokumentet qё kanё tё bёjnё me arrestimin tuaj, edhe nё qoftё se akuza ёshtё hedhur poshtё, apo dёnimi juaj ёshtё rehabilituar sipas ligjit Shqiptar, apo jeni liruar, falur, apo ju ёshtё dhёnё amnistia.  Pёrveç kёsaj, ju duhet tё sillni njё kopje tё nenit e ligjit sipas tё cilit ju u arrestuat, i cili duhet tё jetё i pёrkthyer nё Anglisht.  Oficeri Konsullor do tё shqyrtojё faktet dhe do tё marё njё vendim nёse ju keni tё drejtё pёr marrjen e vizёs.

Ju mund tё gjeni mё shumё informacion rreth procesit tё vizave emigruese nё faqen e internetit tё Departamentit Amerikan tё Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Emigrimi në Shtetet e Bashkuara”.

Informacioni pёr tё aplikuar pёr njё vizё gjendet online nё travel.state.gov.