Përpara Intervistës

Çfarё Duhet tё Sillni Ditёn e Intervistёs:

  • Letrёn e datёs sё takimit qё ju morёt nga Qendra Kombёtare e Vizave (NVC), ose nё raste tё rralla nga Seksionin Konsullor;
  • Zarfin e pahapur tё Vizitёs Mjekёsore;
  • Pasaportёn tuaj;
  • Dokumente tё pёrditёsuara tё lёshuara gjatё 12 muajve tё fundit. Dokumentet civile tё lёshuara mё parё se njё vit nga data e intervistёs konsiderohen tё skaduara. Nёse dokumentet tuaja civile ishin lёshuar mbi njё vit mё parё, sillni dokumente origjinale tё lёshuara kohёt e fundit dhe/ose evidenca financiare si p.sh.: taksat e peticionerit tё cilat mund tё kenё ndryshuar, apo tё jenё zёvendёsuar qё nga koha qё ju i nisёt pranё NVC-sё pёr shqyrtim. Nёse ju nuk i sillni dokumentet e kёrkuara, rasti juaj do tё refuzohet derisa ne t’i kemi marrё ato dokumente. Ndaj, lutemi qё tё merrni pak kohё pёr tё rishikuar listёn e dokumenteve pёrpara se tё paraqiteni pёr intervisё. Seksioni Konsullor ka vёnё re qё njё numёr i konsiderueshёm i rasteve numerikisht tё limituara (si p.sh.: kategoritё e vizave F, E, etj.), dokumentet e tё cilave shpeshherё skadojnё pёr shkak tё kohёs sё gjatё tё pritjes nё NVC ndёrkohё qё rasti nuk ishte aktual.
  • Certifikatё lindjeje qё tregon statusin e saktё civil tuajin. Pёr shembull, nese ju jeni martuar jashtё Shqipёrisё dhe dorёzoni nё certifikatё lindjeje me statusin civil beqar, ju do tё refuzoheni derisa ju tё na dёrgoni njё certifikatё tё re lindjeje qё tregon statusin e saktё si i martuar.
  • Nёse sponsori dorёzoi njё I-864 (Garanci Mbёshtetjeje) dhe dёrgoi pranё NVC-sё prova tё njё Shtyrjeje tё Deklarimit tё tё Ardhurave pranё IRS, ju duhet tё sillni Taksat Federale mё tё fundit nё ditёn e intervistёs;

Aplikantёt e vizave nё kategoritё K1, K3, CR1, IR1, F21, C21, FX1, dhe CX1 duhet tё lexojnё Informacionin pёr Tё Drejtat dhe Mbrojtja e të Fejuarve dhe Bashkëshortëve të Huaj të Qytetarëve Amerikanë dhe Bashkëshortëve të Huaj të Banorëve të Përhershëm të Ligjshëm.  Nёse nuk lexohet ky informacion, mund tё rezultojё nё vonesё tё procesimit tё rastit tuaj.

REGJISTROHUNI PËR SHËRBIMIN POSTAR DHL: Pasi ju tё keni marrё njoftimin nga NVC-ja pёr datёn e takimit pёr intervistё, ju duhet tё krijoni njё llogari nё adresën e internetit albania.usvisa-info.com, dhe do tё ndiqni udhёzimet nё atё faqe pёr t’u regjistruar pёr shёrbimin postar DHL.  Gjithashtu, ju mund tё kontaktoni Qendrёn e Telefonatave nё numrat pa pagesё +355(0)44500037 (nga Shqipёria), 703-439-2349 (nga Sh.B.A.), ose USVisaAlbania (nё Skype) pёr tё folur me njё operator qё t’ju ndihmojё.  Lutemi tё ruani detajet e llogarisё suaj pasi juve mund t’ju duhet tё hyni pёrsёri nё kёtё faqe interneti qё tё mёsoni rreth statusit tё dorёzimit tё pasaportёs suaj dhe/ose pёr tё dёrguar dokumente shtesё, nёse kёrkohet nga Zyrtari Konsullor gjatё intervistёs.  Shёrbimi postar falas i DHL-sё ёshtё i vlefshёm vetёm brenda Shqipёrisё.

Printoni fletёn e konfirmimit tё regjistrimit nё shёrbimin DHL dhe silleni ditёn e intervistёs.  Nёse ne nuk e marrim kёtё informacion nga ju, do tё krijohet vonesё nё rastin tuaj të vizës emigruese.

SIGURIA: Pajisjet elektronike tё çfarëdo lloji nuk lejohen brenda Ambasadës Amerikane, duke përfshirë telefonat celularë, kamera, pajisje regjistrimi, elektronike, kompjuter, çanta të mëdha apo bagazh.  Aplikantët nuk mund të sjellin armë, lëngje apo objekte nën presion (të tilla si Hairspray ose deodorant).

Nuk ka parkim publik pranë Ambasadës, ndaj kёshillohet tё pёrdorni transportin publik.

VIZITA MJEKËSORE: Pёrpara intervistёs suaj pёr vizё, tё gjithё aplikantёt duhet t’i nёnshtrohen vizitёs mjekёsore, e cila kryhet vetёm nga doktorёt nё marrёveshje me Seksionin Konsullor tё Ambasadёs Amerikane, nё Tiranё.

Ju duhet tё paraqiteni pёr vizitёn mjekёsore fiks tre javё pёrpara datёs sё intervistёs.  Ju duhet tё shkarkoni e tё lexoni me kujdes listёn e Udhёzimeve Mjekёsore e cila ndodhet në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizita Mjekësore”, ta plotёsoni atё dhe t’ia paraqisni doktorit tё autorizuar.  Aplikanti ёshtё gjithashtu pёrgjegjёs pёr pagesёn e tarifёs sё ekzaminimit nga mjekёt.  Njё ekzaminim mjekёsor kёrkohet edhe pёr çdo fёmijё shoqёrues. Ju duhet tё keni me vete fletёn e datёs sё takimit nё ditёn e vizitёs mjekёsore, si dhe numrin e rastit tuaj.

Mos e dёrgoni ekzaminimin mjekёsor nё Seksionin Konsullor pёrpara intervistёs, pёrveç rasteve kur ju ёshtё komunikuar ndryshe.  Ju duhet ta sillni zarfin e pahapur tё ekzaminimit mjekёsor nё Seksionin Konsullor ditёn e intervistёs. Mos e sillni CD-nё e Rrezeve X nё Seksionin Konsullor.

Formularin e Vizitёs Mjekёsore mund ta gjeni në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizita Mjekësore”.  Kёrkoni pёr TIA – Tirana dhe ju do tё shkarkoni formularin e vizitёs mjekёsore, i cili ёshtё nё tё dyja gjuhёt Anglisht dhe Shqip.

Informacion Shtesё

Gjatё gjithё procesit tё aplikimit pёr vizё dhe intervistёs ju duhet tё thoni tё vёrtetёn dhe tё jepni informacion tё plotё dhe tё saktё. Kjo pёrfshin dokumentet qё ju sillni; ato duhet tё jenё tё ligjshme. Nёse ju nuk e bёni njё gjё tё tillё, viza juaj do tё vonohet, ose ju mund tё gjendeni i papranueshёm pёr njё vizё.