Pas Intervistës

Pas intervistёs suaj personale me Oficerin Konsullor, nёse rasti juaj ёshtё i plotё dhe ju jeni gjendur i kualifikuar, viza juaj do tё lёshohet dhe do tё dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs nёpёrmjet shёrbimit postar DHL nё degёn e tyre aty ku ju e zgjodhёt kur u regjistruat pёr kёtё shёrbim. Lutemi tё kini parasysh qё çdo aplikant i vizёs, pavarёsisht moshёs, duhet tё regjistrohet pёr shёrbimin postar DHL.  E rёndёsishme: MOS e hapni zarfin ngjyrё kafe qё ka paketёn e vizёs.

Pёr tё Marrё Numrin tuaj Postar tё gjurmimit tё dёrgesёs me DHL:

  1. Vizitoni albania.usvisa-info.com.  Zgjidhni Shqipёria;
  2. Shtyp butonin “Kyçu” nё kёndin e djathtё nё krye;
  3. Vendosni numrin tuaj tё pasaportёs, shtetёsinё dhe datёlindjen;
    SHËNIM: Numri i pasaportёs ndodhet nё fletёn e konfirmimit dhe nё e-mailin e konfirmimit;
  4. Nёse statusi thotё “Pasaporta gati pёr t’u tёrhequr”, njё numёr gjurmimi i dёrgesёs do tё shfaqet.  Mbani shёnim kёtё numёr;
  5. Shkoni tek zyra e DHL qё keni zgjedhur me numrin e gjurmimit tё dёrgesёs. Pёr tё marrё mё shumё informacion rreth vendndodhjes sё zyrёs sё DHL-sё ku ndodhet pasaporta juaj, vizitoni www.dhl.al dhe pёrdorni “Gjurmoni Dёrgesёn Tuaj”;
  6. Vendosni numrin e DHL tё gjurmimit tё dёrgesёs siç u tregua tek hapi 4.

Nёse pas 10 ditёve pune, numri juaj i DHL-sё i gjurmimit tё dёrgesёs nuk shfaqet nё llogarinё tuaj, Seksioni Konsullor do tё mund t’ju ndihmojё ju. Dёrgoni njё mesazh nёpёrmjet postёs elektronike TiranaUSConsulate@state.gov me informacionin e mёposhtёm pёr secilin aplikant:

  • Emri i Plotё
  • Numri i Pasaportёs
  • Datёlindja
  • Data e intervistёs nё Ambasadё
  • Detaje Shtesё