Për Imigrantët e Rinj: Mirësevini në SHBA
Lutemi të vizitoni guidёn në faqen e Internetit (në Anglisht) të Shërbimeve Amerikane të Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) “Mirësevini në Shtetet e Bashkuara: Një Guidë për Imigrantët e Rinj” dhe në adresën Mirësevini në SHBA.
Pasi t’ju jetё lёshuar Karta juaj e Banorit tё Pёrhershёm të Ligjshëm (LPR), ju duhet të qëndroni jashtë SHBA më pak se një vit, përndryshe do të humbisni statusin e LPR. Për më tepër informacion rreth të drejtave dhe pёrgjegjёsive të LPR (me Green Card), lexoni udhёzuesin e USCIS, nё Anglisht: “Unë jam një Banor i Përhershëm. Si të Marr Vesh… Cilat Janë Përgjegjësitë e Mia?” (PDF 1.19 MB), dhe “Si të Marr një Leje Rihyrëse?” (PDF 1.18 MB).
Nëse keni pyetje lidhur me kartën ose nuk e merrni atë brenda një periudhe të caktuar, ju lutemi të kontaktoni me zyrën e USCIS pranë shtetit ku banoni në SH.B.A.