Formulari i Ri Elektronik i Vizave Imigruese

Njoftim i Rёndёsishёm: Duke filluar nga data 1 Shtator 2013, Formulari Elektronik i Vizave Imigruese DS-260 dhe Formulari DS-261 (Zgjedhja e Adresёs dhe Agjentit) do tё zёvendёsojnё formularin e mёparshёm qё plotёsohej me dorё DS-230 Aplikimi pёr Vizё Imigruese dhe Regjistrimin e Tё Huajit (pjesa I dhe II) dhe Formularin DS-3032 (Zgjedhja e Adresёs dhe Agjentit). Pёr mё tepёr informacion mbi kёrkesat pёr tё plotёsuar formularin DS-260 ose DS-261, lutemi tё vizitoni faqen e internetit tё Formularёve Online pёr Vizё Imigruese (nё Anglisht). Pёr tё plotёsuar formularin DS-260 ose DS-261, lutemi tё vizitoni faqen e internetit tё Qendrёs sё Aplikimit Elektronik (nё Anglisht).

Pyetje të Shtruara Shpesh për Formularin e Aplikimit Elektronik (Online) për Vizë Imigruese DS-260

 

Çfarё mё duhet pёr tё plotёsuar dhe dorёzuar formularin online?

Ju duhet tё keni:

  • Qasje në Internet
  • Numrin tuaj të Rastit nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) – (referojuni mesazhit që keni marrë nga NVC-ja)
  • Numri Juaj i Faturës I.D. (Invoice I.D. number) (referojuni mesazhit që keni marrë nga NVC-ja)


Ku mund ta gjej formularin DS-260?

Ju mund ta gjeni formularin DS-260 (në Anglisht) nga faqja e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore (CEAC), ose nëpërmjet travel.state.gov dhe duke shtypur “Dërgo Aplikimin për Vizë dhe Dokumentet Civile”, ose në faqen e internetit të Ambasadës ose Konsullatës së SH.B.A.-së ku ju do të aplikoni. Ju mund të shihni një shembull të përkthyer në Shqip (PDF 251 KB) për t’ju ndihmuar në plotësimin e formularit në internet.

A mund ta plotësoj formularin në gjuhën time amtare?

Jo. Të gjitha përgjigjet, përveç rasteve të përcaktuara, duhet të jenë në Anglisht, duke përdorur vetëm karaktere në Anglisht.  Aplikimet e plotësuara e dorëzuara në një gjuhë të ndryshme nga Anglishtja do të refuzohen dhe juve do ju kërkohet të hyni edhe njëherë në Qendrën e Aplikimeve Elektronike Konsullore (CEAC) dhe të plotësoni formularin në Anglisht. Ju mund të shikoni një shembull të përkthyer në shqip (PDF 251 KB) për t’ju ndihmuar në plotësimin e formularit në internet.

A janë të gjitha fushat në Formularin DS-260 të detyrueshme për t’u plotësuar?

Shumica e fushave në DS-260 janë të detyrueshme për t’u plotësuar. Ju mund të lini pa plotësuar vetëm fushat e shënuara si “Opsionale – Optional”. Disa fusha mund t’ju japin mundësinë e përgjigjes “Nuk aplikohet – Does Not Apply”.  Nëse një fushë nuk aplikohet në rastin tuaj, ju mund të shënoni kutinë pranë “Does Not Apply”. Të gjitha fushat e tjera duhet të plotësohen: aplikimi nuk do ju lejojë ju të dorëzoni një formular me ndonjë fushë të detyrueshme të lënë pa plotësuar. Në këtë rast, një mesazh gabimi do të shfaqet në ekran dhe juve do ju kërkohet të plotësoni fushën përpara se të vazhdoni me aplikimin. Nëse ju nuk i përgjigjeni të gjitha pyetjeve të aplikueshme, formulari juaj mund të refuzohet.

Çfarë ndodh nëse mua më duhet të ndërpres aplikimin në gjysëm?

Ju mund ta ruani formularin tuaj DS-260 të plotësuar pjesërisht në çdo moment duke shtypur butonin “Ruaj – Save” në fund të çdo faqeje. Nëse juve ju duhet të shkëputeni, thjesht shtypni butonin “Save” për të ruajtur të dhënat e plotësuara deri në atë moment dhe pastaj duke shtypur “Ç’kyçy – Sing Out” në cepin e djathtë lart të ekranit. I gjithë informacioni që ju keni plotësuar deri në momentin që shtypët butonin “Save” do të ruhet derisa ju të jeni gati për të vazhduar të plotësoni sёrish formularin.

Për të siguruar privatësinë tuaj në rast se ju shkëputeni në mes të hedhjes së të dhënave në formular, formulari DS-260 ka një karakteristikë të ç’kyçjes (time out). Nëse ju e lini aplikimin tuaj DS-260 pa e përdorur për rreth 20 minuta, CEAC do ju ç’kyçë ju nga aplikimi. I gjithë informacioni që ju keni plotësuar deri në momentin që shtypët butonin “Save” do të ruhet derisa ju të jeni gati për të vazhduar të plotësoni formularin.  Ndonjë informacion i plotësuar pasi shtypët butonin “Save” do të humbasë.

Si mund të kyçem në një DS-260 të ruajtur më parë?

Ju mund të kyçeni në aplikimin tuaj të ruajtur më parë duke u kthyer tek faqja e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore (CEAC) dhe duke përzgjedhur Shiko/Ndrysho (View/Edit) nga seksioni i Vizat Imigruese dhe Regjistrimi për të Huajt (IV and Alien Registration). Juve do ju shfaqet një listë e aplikantëve në rastin tuaj si dhe statusi i secilit aplikim (NUK ËSHTË FILLUAR, JO I PLOTË, ose DORËZUAR). Për të vazhduar plotësimin e një formulari pjesërisht të plotësuar, thjesht shtypni butonin “Edit” në të djathtë të statusit të aplikimit.

Pasi ju ta keni dorëzuar aplikimin duke shtypur “Firmos e Dorëzo Aplikimin – Sign and Submit Application”, ju nuk do jeni më në gjendje të kyçeni në aplikimin tuaj përveç rasteve të asistuara nga NVC, ose Ambasada e SH.B.A, apo Konsullata e SH.B.A. në të cilën ju do të aplikoni.

A më duhet ta sjell aplikimin DS-260 me vete ditën e intervistës?

Ju nuk duhet ta sillni aplikimin tuaj me vete ditën e intervistës. Oficeri intervistues do të ketë akses të plotë për të shqyrtuar aplikimin tuaj online.