- Si të Aplikoni
- Dorëzimi i Peticionit I-129F
- HAPI 1: Dokumentet e Kërkuara me Postë
- Pas Intervistës Për Vizë K1
Për informacion dhe përditësime në lidhje me statusin tonë operacional dhe procesimin e vizave emigruese, ju lutemi vizitoni: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/
Ju, si qytetar Amerikan, duhet të aplikoni me formularin I-129F, Peticion për të Fejuarin/en e Huaj, me zyrat e emigracionit në SH.B.A. të shtetit ku banoni. Lexoni informacion mbi adresat se ku mund të dorëzoni peticionin I-129F. Informacion i mëtejshëm gjendet në faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigracionit të SHBA (USCIS) nën titullin Vizat për të Fejuarit. Shënim: Formaulrin I-129F nuk mund të dorëzohet në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA, apo në zyrat e USCIS jashtë SHBA-ve. Pasi USCIS të aprovojë peticionin, e dërgon atë në zyrat e Qëndrës Kombëtare të Vizave (NVC) për përpunim. Pasi përpunohet dokumentacioni, NVC e dërgon atë në Ambasadën e SHBA-së ku i/e fejuari/ja juaj do të aplikojë për një vizë për të fejuar.