HAPI 1: Dokumentet e Kërkuara me Postë

Pasi kërkesa juaj për vizë fejese të jetë miratuar nga USCIS dhe përfunduar nga Qendra Kombëtare e Vizave të Shteteve të Bashkuara (NVC), NVC do e dërgojë rastin tuaj në zyrën tonë për përpunim përfundimtar.

Në këtë hap ju lutemi të ndiqni udhëzimet e mëposhtme vetëm pasi të keni marrë një email udhëzues nga seksioni konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë. Si përfituesi dhe kërkuesi duhet të dërgojnë dokumente origjinale që kërkohen në rastin e tyre në seksionin konsullor të Ambasadës së SHBA në Tiranë nëpërmjet një shërbimi postar. Adresa jonë postare është:

Seksioni Konsullor/K-1
Ambasada Amerikane
Rr. Elbasanit, Nr. 103
Tiranë, Shqipëri

Shënim: Barra e pёrgjegjёsisё bie mbi aplikantin dhe peticionerin pёr tё sjellё me postё tё gjithё dokumentet e renditura mё poshtё. Seksioni Konsullor nuk do t’ju caktojё njё datё interviste derisa ju t’i keni sjellё tё gjithë dokumentet e kёrkuara. MOS paguani tarifën e vizës emigruese para se të keni marrë udhëzime specifike nga Seksioni Konsullor për një gjë të tillë.

Dërgo dokumentet e kërkuara me postë në Seksionin Konsullor.