Si të Aplikoni

Prej datës 29 dhjetor 2020, Ambasada Amerikane e Tiranës rifillon shërbimet e kufizuara të vizave emigruese për kategoritë e vizave për Bashkëshortët (IR1, CR1) dhe të Fejuarit (K1), për ata aplikantë me peticione aktualisht të vlefshme nga USCIS. Disponueshmëria e takimit duhet të jetë e kufizuar pasi marrim masa paraprake për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë punonjësve të Ambasadës dhe atyre që u shërbejmë. Ne e vlerësojmë durimin tuaj të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin tuaj me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Të gjitha shërbimet e tjera rutinë të vizave imigruese dhe joimigruese janë pezulluar. Ju lutemi vazhdoni të monitoroni këtë faqe në internet për përditësimet. Ne do të japim detaje shtesë kur të jemi në gjendje të rifillojmë shërbimet në kategori specifike të vizave.

Nëse i/e fejuari/ja juaj banon në Shqipëri, zyra jonë në Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi merr peticionin e përpunuar nga NVC, do të dërgojë udhëzime të detajuara mbi dokumentacionin e kërkuar dhe mbi udhëzimet se ku të bëni vizitën mjeksore të kërkuar.  Gjatë intervistës, merren shenjat e gishtërinjve elektronikisht. Disa aplikime vizash kanë nevojë për proces administrativ, e cila kërkon kohë shtesë pas përfundimit të intervistës nga zyrtari konsullor.

Gjithashtu, fëmijët e aplikantëve për vizë K-1 mund të aplikojnë për vizën e llojit K-2.  Aplikim i veçantë duhet dorëzuar për çdo aplikant të vizaës K, dhe çdo aplikant i kësaj kategorie vize duhet të paguaj tarifën e kërkuar.

Më Shumë Informacion
Për informacion më të detajuar në lidhje me këtë kategori vize, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Viza Jo-emigruese për të Fejuar it/at (K-1)”.