Viza për të Fejuarit

Në përgjigje të sfidave të rëndësishme botërore që lidhen me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave emigruese dhe jo-emigruese që nga data 20 mars 2020.  Ne do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japim një datë specifike në këtë kohë.  Ju lutemi lexoni informacion në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione të hollësishme në lidhje me statusin aktual të shërbimeve të vizave në të gjithë botën dhe kufizimet e vizave në lidhje me pandeminë globale COVID-19.

Kategoria e vizave jo-emigruese K-1 është për të fejuar it/at e një qytetari Amerikan.  Viza K-1 i lejon qytetarit të huaj të fejuar për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara dhe martohet brenda 90 ditëve pas mbërritjes.  Pas martesës, qytetarit të huaj do t’i duhet të rregullojë statusit e tij në rezident të përhershëm të ligjshëm me zyrtat Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) të Departamentin të Sigurisë Kombëtare.  Për shkak se viza për të fejuarit i lejon mbajtësit të emigrojë në SH.B.A. dhe martohet me një qytetar Amerikan menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, atij do t’i duhet të plotësojë disa nga kërkesat e e vizës së emigrimit.  Fëmijët e ligjshëm të aplikantëve K-1 mund të marrin vizën K-2.