Intervista për Vizë Imigrimi

  • Ambasada ndodhet nё Rrugёn e Elbasanit, Nr. 103, Tiranё.  Pas mbёrritjes, lutemi tё paraqiteni tek hyrja e Seksionit Konsullor pёr udhёzime tё mёtejshme.  Mos ejani mё shpejt se 15 minuta nga orari i takimit tuaj;
  • Tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese, pavarёsisht moshёs, duhet tё paraqiten personalisht pёr intervistёn e tyre;
  • Mos sillni pjesёtarё tё familjes apo persona tё tjerё nё Konsullatё.  Vetёm ata qё aplikojnё pёr vizё do tё lejohen tё hyjnё.  Pёrjashtime bёhen pёr aplikantёt qё kanё nevojё pёr ndihmё fizike;
  • Sillni letrёn tuaj tё takimit, pasaportё tё vlefshme dhe dokumente tё tjera tё kёrkuara;
  • Mos sillni ndonjё nga sendet e ndaluara, si p.sh.: sende tё mprehta, duke pёrfshirё stilolapsa; ushqime dhe pije; lёngje; celularё; aparat fotografik; pasqyrё; aerosol; produkte duhani, shkrepёse apo çakmakё; etj;
  • Ju do tё kaloni nёpёrmjet pikёs sё kontrollit dhe do tё drejtoheni nё dhomёn e pritjes apo nё sportelin e regjistrimit;
  • Aplikantёt thёrriten me emёr.  Lutemi tё dёgjoni tё gjitha njoftimet nga qendra e zёrit.  Kur tё thёrritet emri juaj, shkoni nё sportelin me numrin e treguar;
  • Vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Tarifat pёr Shёrbimet e Vizave” pёr informacion tё detajuar rreth tarifave tё vizave emigruese.  Nёse peticioneri e ka paguar kёtё tarifё pёr ju pranё NVC-sё, atёherё ju nuk nevojitet tё paguani pёrsёri.  Nёse jo, atёherё ju do tё duhet ta paguani tarifёn e aplikimit pёr vizё nё ditёn e intervistёs.  Pagesa pёr vizёn emigruese kryhet vetёm me para nё dorё tek kasa e Seksionit Konsullor, nё Dollarё Amerikanё ose Lekё shqiptarё.  Pёrjashtim bёjnё aplikantёt e vizave K, tё cilёt marrin udhёzime specifike nga Seksioni Konsullor pёr mёnyrёn e pagesёs;
  • Data e intervistёs caktohet nga NVC-ja dhe ju, peticioneri, apo agjenti i pёrzgjedhur do tё merrni njoftimin nga NVC-ja nё lidhje me datёn e takimit.  Vetёm nё pak raste data e takimit caktohet nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё;
  • Jepini pёrfaqёsuesit konsullor fletёn tuaj tё takimit, pasaportat me viza tё mёparshme Amerikane nёse keni patur, dhe çdo informacion tjetёr qё ju kёrkohet;
  • Emri juaj do tё thёrritet sёrish pёr tё dhёnё gjurmёt e gishtёrinjve.  Ju do tё vendosni gishtёrinjtё tuaj nё njё ekran tё vogёl skanues.  Zyrtari konsullor do ju udhёzojё se cilёt gishtёrinj do tё vendosni nё fillim.  Pas skanimit tё gjurmёve tё gishtёrinjve, njё Oficer Konsullor do zhvillojё intervistёn tuaj
  • Viza tё mёparshme Amerikane mund tё anullohen, edhe nёse ato janё akoma tё vlefshme;
  • Pasi ju tё gjendeni i kualifikuar pёr vizёn emigruese, ju mund ta tёrhiqni pasaportёn tuaj me vizё nё zyrёn e DHL-sё ku ju u regjistruat pёr shёrbimin postar DHL;
  • Nёse ju u refuzuat pёr shkak se kёrkohen dokumente shtesё, lexoni me kujdes tё gjitha pikat e shёnuara me kryq, tё cilat aplikohen nё rastin tuaj;
  • Ju mund tё kontrolloni statusin e rastit tuaj nё adresën e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit: https://ceac.state.gov/CEAC/.  Gjithçka ju duhet pёr tё monitoruar progresin e rastit tuaj ёshtё numri i dosjes suaj dhe vendi ku do tё (apo po) kryhet intervista juaj;
  • Asnjё garanci nuk mund t’ju jepet pёrpara kohe nёse viza do tё lёshohet.  Ju NUK duhet tё prisni biletёn, nuk duhet tё shisni pronёn, apo tё jepni dorёheqjen nga puna juaj derisa viza juaj tё jetё lёshuar.