Dokumentacioni i Kërkuar Për Vizën Imigruese

Në përgjigje të sfidave të rëndësishme botërore që lidhen me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave emigruese dhe jo-emigruese që nga data 20 mars 2020.  Ne do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japim një datë specifike në këtë kohë.  Ju lutemi lexoni informacion në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione të hollësishme në lidhje me statusin aktual të shërbimeve të vizave në të gjithë botën dhe kufizimet e vizave në lidhje me pandeminë globale COVID-19.

Dokumentacioni i Kёrkuar Pёr Aplikantёt e Vizave Imigruese

Nё pёrgjithёsi janё dy hapa ku kёrkohen dokumentet pёr aplikantёt e vizave imigruese: 1) Qendra Kombëtare e Vizave dhe 2) Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane në Tiranë.

Qendra Kombëtare e Vizave (NVC)

  • Pasi peticioni juaj është miratuar nga USCIS, si dhe çështja juaj është aktuale për shqyrtim nga NVC-ja sipas buletinit të vizave, NVC-ja ju kontakton për përgatitjen e dokumentacionit. Të gjitha dokumentet do të ngarkohen elektronikisht, ose do t’i dёrgohen me postё Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC) nё SHBA, në varësi të udhëzimeve specifike të NVC-së.

Seksioni Konsullor

  • Pasi NVC t’ju ketë caktuar datën tuaj të intervistës, dy (2) javë përpara intervistës tuaj, ju do të dërgoni me postë të shpejtë (jo me DHL*) dokumentet tuaja origjinale. Për çështjet e vizave imigruese që i kanë ngarkuar elektronikisht dokumentet e tyre për NVC-në, nuk ka nevojë të dërgohet garancia financiare dhe taksat e peticionerit, përveç rasteve kur udhëzoheni specifikisht nga Seksioni Konsullor.  Shkarkoni këtu (PDF 313 KB) dokumentacionin e kërkuar.
  • Në disa raste të veçanta, Seksioni Konsullor mund t’ju kontaktojë që të përgatitni dokumentacionin e kërkuar dhe dёrgoni me postё tё shpejtё (jo me DHL*) dhe vetëm pasi çështja juaj të jetë e plotë nga ana dokumentare, përfshirë edhe vizitën mjekësore, Seksioni Konsullor ju autorizon që të caktoni takimin në llogarinë tuaj. Shkarkoni këtu (PDF 313 KB) dokumentacionin e kërkuar.

Shkarkoni këtu (PDF 313 KB) dokumentacionin e kërkuar. Këtu do të gjeni informacionin nga Departamenti i Shetit, Byroja e Çështjeve Konsullore, në lidhje me të gjithë procesin e aplikimit për vizë imigruese (në Anglisht).

* Shënim: Ju nuk jeni tё autorizuar qё tё pёrdorni shёrbimet e DHL-sё pёrpara datёs tuaj tё intervistёs. Ndaj, pёrdorni njё postё tjetёr tё shpejtё pёr dёrgimin e dokumenteve. Shërbimin DHL ju mund ta përdorni vetëm pas datës tuaj të intervistës.

Tё gjitha dokumentet duhet tё jenё tё vlefshme nё ditёn e intervistёs. Dokumentet e skaduara mund tё krijojnё vonesё nё shqyrtimin e vizёs. Nёse dokumentet e juaja ishin lёshuar mbi njё vit nga data e intervistёs, ato konsiderohen tё skaduara. Nё njё rast tё tillё, ju duhet tё sillni nё ditёn e intervistёs dokumente tё pёrditёsuara. Kini parasysh qё Oficeri Konsullor mund tё kёrkojё dokumente shtesё, nё varёsi tё llojit tё vizёs.

Vizita mjekësore: të gjithë aplikantët e vizës imigruese, pavarësisht moshës, duhet të kryejnë vizitën mjekësore përpara intervistës për vizë. Vetëm një mjek i akredituar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund ta kryejë këtë vizitë mjekësore. Është përgjegjësia juaj që të caktoni një takim me një nga mjekët e renditur më poshtë tre javë përpara datës tuaj të intervistës për vizë në Ambasadë. Lutemi vizitoni faqen e internetit të mjekëve të autorizuar për informacion të detajuar se si të aplikoni për një takim dhe mbi dokumentacionin e kërkuar që duhet të paraqitni tek mjeku. Nuk do të pranohen vizita mjekësore nga mjekë të tjerë.

Informacion Shtesё

Gjatё gjithё procesit tё aplikimit pёr vizё dhe intervistёs ju duhet tё thoni tё vёrtetёn dhe tё jepni informacion tё plotё dhe tё saktё. Kjo pёrfshin dokumentet qё ju sillni; ato duhet tё jenё tё ligjshme. Nёse ju nuk e bёni njё gjё tё tillё, viza juaj do tё vonohet, ose ju mund tё gjendeni i papranueshёm pёr njё vizё.