Si të Nisni Procesin e Imigrimit

Në përgjigje të sfidave të rëndësishme botërore që lidhen me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave emigruese dhe jo-emigruese që nga data 20 mars 2020.  Ne do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japim një datë specifike në këtë kohë.  Ju lutemi lexoni informacion në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione të hollësishme në lidhje me statusin aktual të shërbimeve të vizave në të gjithë botën dhe kufizimet e vizave në lidhje me pandeminë globale COVID-19.

Ju duhet tё keni njё vizё emigruese pёr tё hyrё nё SHBA pёr tё jetuar aty pёrgjithmonё. Ligji i imigracionit të SHBA mundёson lёshimin e vizave imigruese nё katёr kategori tё pёrgjithshme: i afёrm i menjёhershёm, bazuar nё familje, bazuar nё punёsim, dhe Programi i Vizave Imigruese tё Shumёllojshmёrisё, i njohur edhe si lotaria e “kartёs jeshile”.

Ka tre hapa qё duhen ndjekur pёr tё aplikuar pёr vizё imigruese:

Hapi 1: Dorёzoni njё peticion vize imigruese pranё Shёrbimeve tё Nënshtetёsisё dhe Imigracionit të SHBA (USCIS).

Hapi 2: Qendra Kombёtare e Vizave (NVC) do tё marrё peticionin nga USCIS dhe do tё pranojё aplikimin pёr vizё imigruese.  Pёrgatisni dokumentacionin e kёrkuar pёr ta dorёzuar pranё NVC.  Vini re se oficeri konsullor mund tё kёrkojё dokumente shtesё, apo tё rinovuara nё ditёn e intervistёs pёr vizё imigruese.

Hapi 3: Vizita mjekёsore dhe paraqitja pёr intervistёn tuaj pёr vizёn imigruese nё Seksionin Konsullor.

Në mënyrë që merrni informacion sa më të saktë në lidhje me dokumentacionin që ju duhet për të aplikuar ju sugjerojmë që të vizitoni faqen e internetit të Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) www.uscis.gov.