Pas Intervistës per Vizë Emigrimi

Vetëm një oficer konsullor mund të marrë një vendim mbi një vizë pasi të ketë shqyrtuar aplikimin tuaj zyrtar dhe t’ju ketë intervistuar. Nuk ka garanci që juve do t’ju lëshohet viza. Mos shisni shtëpinë, makinën apo pronën, mos jepni dorëheqjen nga puna dhe mos blini një biletë të parimbursueshme derisa të keni marrë vizën tuaj imigruese në dorëzim.

Në rast se nevojitet informacion shtesë

Në disa raste, oficeri konsullor nuk mund të marrë një vendim mbi një aplikim për vizë pasi ai ose ajo ka nevojë të shqyrtojë dokumente shtesë ose çështja mund të kërkojë proces të mëtejshëm administrativ. Kur ju kërkohen dokumente shtesë, oficeri konsullor do t’ju japë një fletë refuzimi ku renditen dokumentet shtesë. Kjo letër përmban informacion se si t’i dërgoni këto dokumente në Seksionin Konsullor.

Procesi administrativ kërkon kohë shtesë pas intervistës. Shumica e proceseve administrative zgjidhet brenda 60 ditёve nga dita e intervistёs. Gjithsesi, kohёzgjatja varet nga rrethanat individuale tё çdo rasti. Pёrpara se tё kontaktoni Zyrёn Konsullore rreth statusit tё procesit administrativ, lutemi prisni tё paktёn 60 ditё nga data e intervistёs.

Çfarë ndodh pas miratimit të vizës suaj

Pasaporta, Viza, dhe Paketa Imigruese e Vulosur  – Ne do ta ngjisim vizën tuaj në një fletë të pasaportës tuaj. Lutemi kontrolloni vizën tuaj për t’u siguruar që nuk ka gabime të të dhënave biografike. Ne do t’ju japim gjithashtu një zarf të vulosur që mban dokumentacion që ju duhet t’ia dorëzoni autoriteteve të imigracionit të Shteteve të Bashkuara kur të hyni për herë të parë në SHBA. Mos e hapni këtë zarf. Ju duhet ta mbani atë në një bagazh dore së bashku me diskun e  rrezeve X dhe t’ia dorëzoni autoriteteve të Imigracionit të Shteteve të Bashkuara.

Tarifa e USCIS për Imigrantët – Të gjithë individët, të cilëve u është lëshuar një vizë imigruese, duhet të paguajnë Tarifën e Imigrantit për Shërbimet e Shteteve të Bashkuara për Nënshtetësinë dhe Imigracionin përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo tarifë shërben për shqyrtimin e statusit tuaj të rezidentit dhe për të printuar Kartën tuaj të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm (karta e gjelbër). Vetëm këto kategori vizash janë të përjashtuar nga kjo tarifë: birësimet, rezidentët në kthim (SB1) dhe vizat e fejesës K.

Kur Duhet të Udhëtoni Ju – Ju duhet të hyni në Shtetet e Bashkuara përpara datës së skadimit të vizës tuaj, e cila është e limituar sipas skadimit të vizitës tuaj mjekësore. Vizës suaj nuk mund t’i zgjatet afati dhe të gjitha tarifat janë të pakthyeshme. Aplikanti kryesor duhet të hyjë përpara ose në të njëjtën kohë me pjesëtarët e familjes që janë derivativë në rastin e tij ose të saj.  Në rast se pjesëtarët e familjes që janë derivativë po udhëtojnë më vonë nga aplikanti kryesor, ata duhet të kenë me vete kopje të dy faqeve të pasaportës së aplikantit kryesor ku tregohet viza dhe vula e pranimit nga USCIS. Pa këtë dokument ju do të hasni vështirësi në nisje. Fëmijët, të cilëve u është lëshuar një vizë përpara se të mbushin 21 vjeç duhet të hyjnë në SHBA përpara se të mbushin 21 vjeç, pasi humbin të drejtën e statusit të imigrantit (përveç rasteve kur fëmija ka përfituar nga Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA)).

Marrja e Kartës së Gjelbër – Formulari juaj I-551, Karta e Banorit të Përhershëm të Ligjshëm, njohur edhe si karta e gjelbër, do ju dërgohet me postë në adresën në SHBA që ju keni deklaruar në formularin e aplikimit për vizë (apo në adresën që i deklaruat oficerit të imigracionit në pikën e hyrjes në SHBA). Ky është dokument shumë i rëndësishëm që dëshmon se ju keni leje për të banuar në Shtetet e Bashkuara. Nëse juve ju duhet të udhëtoni jashtë SHBA-së përpara se të merrni kartën e gjelbër, lutemi konsultohuni me faqet e internetit të USCIS dhe të Mbrojtjes së Kufijve dhe Doganave (CBP) mbi rregullat dhe se çfarë dokumentesh ju duhen për të rihyrë në SHBA. Ne gjithashtu rekomandojmë që ju të flisni edhe me kompaninë ajrore për t’u siguruar që jeni në përputhje me rregullat e tyre. Pasi t’ju jetë lëshuar karta e gjelbër, ju nuk duhet të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara më shumë se një vit, përndryshe ju do të humbisni statusin tuaj të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm.