Viza që Përfitohen nga Familja

Dy kategoritë e grupeve të Vizave që Përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, specifikisht Akti i Imigracionit dhe Kombësisë (INA).  Ju mund të mësoni më shumë rreth këtyre kategorive të vizave imigruese tek usvisas.state.gov.

Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, ndiqni hapat në Procesin e Vizë Emigruese në usvisas.state.gov.  Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme.

Vizat Imigruese Bazuar nё Familjarё tё Drejtpёrdrejtё (Të Palimituarit): Kёto lloje vizash bazohen nё njё lidhje tё ngushtё familjare me njё qytetar Amerikan, qё pёrcaktohen si i afёrm i drejtpёrdrejtё (Immediate Relative – IR).  Numri i imigrantёve nё kёto kategori nuk kufizohet pёr secilin vit fiskal.  Llojet e vizave bazuar nё tё afёrm tё menjёhershёm pёrfshijnё:

  • IR-1: Bashkёshort/e e Qytetarit Amerikan;
  • IR-2: Fёmijё nёn moshën 21 vjeç i Qytetarit Amerikan;
  • IR-3: Jetim i birёsuar jashtё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
  • IR-4: Jetim qё do tё birёsohet nё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
  • IR-5: Prind i njё Qytetari Amerikan, i cili ёshtё tё paktёn 21 vjeç.

Vizat Imigruese Bazuar nё Preferencёn Familjare (Të Limituarit): Kёto lloje vizash janё pёr lidhjet familjare mё specifike, mё tё largёta, me njё qytetar Amerikan dhe disa lidhje tё pёrcaktuara me Banorin e Pёrhershёm tё Ligjshёm (LPR).  Pёr imigrantёt me preferencё familjare ekzistojnё kufizime numerike pёr çdo vit fiskal, tё cilёt tregohen nё fund tё çdo kategorie. Kategoritё e vizave imigruese bazuar nё preferencёn familjare janё:

  • Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarёve Amerikanë dhe fëmijët e tyre, nё qoftё se kanë;
  • Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenё, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tё banorёve të përhershëm tё ligjshёm.  Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;
  • Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarёve Amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
  • Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët Amerikanё janë të paktën 21 vjeç.

Shënim: Gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjerri dhe vjerra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.