Certifikata e Punësimit dhe Peticioni

  1. Certifikata e Punësimit dhe Peticioni
  2. Kategoritë
  3. Informacion i Detajuar

Për t’u konsideruar për vizë emigrimi me bazë punësimi për disa nga kategoritë e mëposhtme, punëdhënësi i ardhshëm ose agjenti i aplikantit duhet fillimisht të marrë miratimin e certifikimit të punës nga Departamenti Amerikan i Punës.   Pasi të merret miratimi, nëse kërkohet, punëdhënësi dorëzon një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, me zyrat e Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) për kategorinë e duhur të punësimit.   (SHËNIM: Personat me aftësi të jashtëzakonshme në Kategorinë e Parë të punësimit janë në gjendje të paraqesin peticionin personalisht).