Kategoritë

Në përgjigje të sfidave të rëndësishme botërore që lidhen me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave emigruese dhe jo-emigruese që nga data 20 mars 2020.  Ne do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japim një datë specifike në këtë kohë.  Ju lutemi lexoni informacion në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione të hollësishme në lidhje me statusin aktual të shërbimeve të vizave në të gjithë botën dhe kufizimet e vizave në lidhje me pandeminë globale COVID-19.

  • Preferenca e Parë e Punësimit (E1): Punëtorët Prioritarë – Aplikanti i Preferencës së Parë duhet të jetë përfituesi i një Peticioni Emigracioni I-140 Pёr Punonjёsit e Huaj të miratuar nga USCIS. Certifikimi i punës nuk është i nevojshëm për asnjë nga nëngrupet Punëtorëve Prioritar. Punëtorët Prioritar marrin 28.6 përqind të kufirit vjetor botëror të vizave të emigrimit me bazë punësimi.
  • Preferenca e Dytë e Punësimit (E2): Profesionistët me Grada të Avancuara dhe Personat me Aftësi të Jashtëzakonshme – Një aplikant i preferencës së dytë në përgjithësi duhet të ketë një certifikim të punës të miratuar nga Departamenti i Punës. Një ofertë pune është e nevojshme dhe punëdhënësi në SH.B.A. duhet të paraqesë një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, në emër të aplikuesit.
  • Preferenca e Tretë e Punësimit (E3): Punëtorët Me Përvojë, Profesionistë, dhe Punëtorë Papërvojë (punëtorët e tjerë) – Një aplikant i preferencës së tretë duhet të ketë një Peticioni I-140 të miratuar nga USCIS, të paraqitur nga punëdhënësi i ardhshëm. Të gjithë këta punëtorë në përgjithësi u kërkohet certifikimi i punës të miratuar nga Departamenti i Punës.
  • Preferenca e Katërt e Punësimit (E4): Disa Emigrantë të Veçantë – Një aplikant i preferencës së katërt duhet të jetë përfituesi i një Peticioni I-360 për Amerasian, i/e Ve, apo Emigrantëve të Veçantë, me përjashtim të Disa Punonjësve ose Ish-punonjësve të Qeverisë Amerikane jashtë vendit.
  • Preferenca e Pestë e Punësimit (E5): Investitorёt Emigrantё – Kategoritё e vizave tё Investitorёve Emigrantё janё pёr investimin capital nga investitorёt e huaj nё njё ndёrmarrje tё re nё Shtetet e Bashkuara tё cilat mundёsojnё krijimin e vendeve tё reja tё punёs.