Dorëzimi i Peticionit I-130

Peticionerёt me banim jashtë SHBA-së nuk do të munden mё që në mënyrë rutine tё dorёzojnё Formularёt I-130, Peticion për tё Afёrmit e Huaj, nё Ambasadat apo Konsullatat e SHBA-sё me përjashtim të vendeve ku ka njё zyrё tё Shёrbimeve tё Nënshtetёsisё dhe Emigracionit tё SHBA-së (USCIS) në Ambasadë ose Konsullatë.

USCIS nuk ka një zyrë të saj në Ambasadën SHBA-së në Tiranë.  Peticionerёt që banojnë në Shqipëri, duhet të dërgojnë formularin I-130 me postë nё adresat e USCIS në Chicago.  Zyra jonë mund të pranojnë dhe të përpunojë Formularёt I-130 vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, të cilat janё përshkruar më poshtë.

Udhëzime për Dorëzimin e Peticioneve

Duke filluar nga data 15 gusht 2011, peticionerёt me banim në Shqipëri, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për bashkim familjar me formularin I-130, Peticion për të Afërm tё Huaj, mund t’a bëjnë këtë si më poshtë:

  • Formulari I-130 mund të dërgohet drejtpërdrejt nё zyrën e USCIS me postë në adresat e USCIS në Chicago si më poshtë:Adresa për dёrgesa me postë të rregullt:USCIS
    P.O. Box 804625
    Chicago, IL 60680-4107
    USAAdresa për dërgesa me postë të shpejtë (ekspres):USCIS
    Attn: I-130
    131 South Dearborn-3rd Floor
    Chicago, IL 60603-5517
    USA

    Për informacion shtesë se si të dorёzoni një formular I-130 nё adresat e USCIS në Chicago, ju lutemi vizitoni faqen e internetit tё “USCIS” ose kontaktoni USCIS me telefon në 1-800-375-5283.

Dorёzimi i Peticionit I-130 në zyrat e USCIS nё vendet ku kanё Prezencё (Jashtё Amerikёs)

Nga data 15 Gusht 2011, peticionerёt që banojnë në një vend ku USCIS ka një zyrë tё sajёn qё i shёrben publikut, ata mund të zgjedhin të paraqesin Formularin I-130 ose nёpёrmjet Chicago lockbox, ose në zyrën e USCIS në atё vend.  Peticionerёt duhet të kontaktojnë zyrën e USCIS në atё vend pёr ndonjë pyetje në lidhje me dorёzimin e peticionit.  Për më shumë informacion se nё cilat vende ndodhen zyrat e USCIS jashtë SHBA-së dhe informacion kontakti, ju lutemi vizitoni faqen e tyre të Internetit “Zyrat Ndërkombëtare të Emigrimit”.

Dorёzimi i Peticionit Pёr Raste tё Veçanta nё Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane qё nuk kanё prezencё tё USCIS

Duke filluar nga data 15 Gusht 2011, peticionerёt me banim në Shqipëri ose në një tjetër vend që nuk ka një prani të USCIS, por që besojnë se situata e tyre meriton një përjashtim, mund të kërkojnë nga Sektori Konsullor në Ambasadën ose Konsullatën Amerikane një përjashtim për tё pranuar dorёzimin e peticionit.  Çdo kërkesë do të vlerësohet individualisht.

Një peticioner me banim në Shqipëri, i cili kërkon të dorёzojё Formularin I-130, duhet të kontaktojё zyrën tonë në adresë e postës elektronike (email) tiranausconsulate@state.gov dhe të kërkojë shqyrtimin e kërkesës sё tij për përjashtim dhe të shpjegojë rrethanat me detaje.  Mё pas, Seksioni Konsullor do ia pёrcjellё kërkesën për një përjashtim zyrës në terren tё USCIS me juridiksion mbi zyrën tonë.  Përcaktimin nëse çështja paraqet rrethana të jashtëzakonshme që justifikojnё një përjashtim nga procesi i përgjithshёm i dorёzimit tё peticioneve do të bëhet nga USCIS.  USCIS ka botuar udhëzime mbi rrethanat që mund tё kualifikohen si të jashtëzakonshme, në faqen e tyre në internet.

Më Shumë Informacion

Për informacion më të detajuar në lidhje me dorëzimin e formularit I-130 jashtë Shteteve të Bashkuara, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Dorëzimi i Peticionit për Emigrantë Jashtë Shteteve të Bashkuara.”