Si të Kontrolloni nëse Jeni Përzgjedhur?

Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.  Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.  Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Njoftim: Të përzgjedhurit janë të infurajuar, që të plotësojnë formularin elektronik DS-260 menjëherë, që tu jepet mundësia e catkimit të datë së intervistës. Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë: 1. numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe 2. sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të  Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.