Kujdes Nga Mashtrimet

Adresat Mashtruese të Internetit: Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave.  Disa kompani kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 7 maj 2019, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë.

Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

Lutemi të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.

Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Departamenti i Shtetit, Zyra e Shërbimeve të Vizave, këshillon publikun për një rritje të dukshme të postave elektronike (email) dhe letrave mashtruese dërguar aplikantëve të programit Diversity Visa (DV) (Lotaria e Vizave). Mashtruesit që qëndrojnë pas këtyre postave elektronike (email) dhe letrave mashtruese po paraqiten si qeveria e SHBA në një përpjekje për të nxjerrë pagesa nga aplikuesit e DV.

Ndërsa aplikantët e DV-së mund të marrin një email nga qeveria amerikane duke i kujtuar ata që të kontrollojnë statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit të DV-së, ata nuk do të marrin një letër njoftimi ose email që i informon ata se janë një aplikues i suksesshëm i DV-së. Aplikantët mund të zbulojnë vetëm nëse janë zgjedhur për të vazhduar me përpunimin e DV duke kontrolluar statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të Anëtarit në http://dvprogram.state.gov.

Më në fund, mos harroni se tarifat për procesin e aplikimit për DV paguhen në Ambasadën Amerikane ose arkëtarin e konsullatës në kohën e takimit tuaj të planifikuar. Qeveria e SHBA kurrë nuk do t’ju kërkojë të dërgoni paraprakisht pagesa me çek, urdhër parash ose transferim telash.