Programi i Lotarisë Amerikane

Në përgjigje të sfidave të rëndësishme botërore që lidhen me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave emigruese dhe jo-emigruese që nga data 20 mars 2020.  Ne do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japim një datë specifike në këtë kohë.  Ju lutemi lexoni informacion në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione të hollësishme në lidhje me statusin aktual të shërbimeve të vizave në të gjithë botën dhe kufizimet e vizave në lidhje me pandeminë globale COVID-19.

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Shikoni videon tonë për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. (Shënim: ndryshime të vogla janë bërë në formularin e regjistrimit DV-2021, por udhëzimet e dhëna në video janë ende të vlefshme.)

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020.  Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Informacion mbi Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë

Vizitoni faqen e internetit të Programi të Vizave të Shumëllojshmërisë (në Anglisht) për informacion mbi: