Data Prioritare

Kufizimi Numerik pёr Kategoritё e Vizave Emigruese Bazuar nё Preferencёn Familjare (Të Limituarit):

Sa herё qё numri i aplikantёve tё kualifikuar pёr njё kategori tё caktuar tejkalon numrin e vizave emigruese nё dispozicion, do tё ketё njё “pritje” pёr vizat emigruese.  Nё kёtё situatё, vizat emigruese nё dispozicion do tё lёshohen nё nё rend kronologjik sipas datёs kur u dorёzuan peticionet, duke pёrdorur datёn prioritare.  Data e dorёzimit tё peticionit shndёrrohet nё atё qe quhet data prioritare e aplikantit.  Vizat emigruese nuk mund tё lёshohen derisa tё ketё mbёrritur data prioritare e aplikantit.  Nё disa kategori qё kanё mё shumё peticione tё aprovuara krahasuar me numrin e vizave tё vёna nё dispozicion, mund tё ketё nё periudhё pritjeje prej disa vitesh, apo mё shumё, pёrpara se data prioritare tё arrihet.  Vizitoni faqene internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Buletini i Vizave” për më shumë informacion mbi datat prioritare që po përpunohen aktualisht.

Nё procesin e aplikimit tё peticionit pёr vizё emigruese tё Shёrbimeve tё Nёnshtetёsisё dhe Emigracionit tё SHBA-së (USCIS), “data prioritare” ёshtё data kur dorёzohet peticioni nё zyrёn e USCIS.  Nёse ju keni njё datё prioritare pёrpara datёs sё publikuar nё buletinin e vizave, atёherё ju jeni aktualisht i ligjshёm pёr vizё.

Nëse Data juaj Prioritare përkon me Datën më të fundit Kualifikuese, Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) do të:

  • Lajmёrojё ju pёr tё paguar tarifёn e vizёs emigruese;
  • Marrё formularin e aplikimit pёr vizё dhe dokumentet e kёrkuara;
  • Mbajё peticionin tuaj pёr vizё derisa njё datё interviste tё caktohet nё Seksionin Konsullor tё Ambasadёs sё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.

Nёse Data juaj Prioritare nuk pёrkon me Datёn mё tё fundit Kualifikuese, NVC-ja do ju njoftojё ju dhe do tё mbajё peticionin tuaj derisa Data juaj Prioritare tё pёrkojё me Datёn mё tё fundit Kualifikuese.   Departamenti i Shtetit pёrditёson Datat Kualifikuese çdo muaj.

Pёr mё tepёr informacion rreth rastit tuaj, ju lutemi tё kontaktoni NVC-nё sipas udhëzimeve të dhëna në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Informacion Kontakti për NVC-në”.