Procedura e Heqjes së Papranueshmërisë

Nёse ju jeni njoftuar nga Oficeri Konsullor i Seksionit Konsullor te Ambasadёs Amerikane, Tiranё qё ju jeni gjendur i papranueshёm pёr nё Shtetet e Bashkuara, Oficeri Konsullor do t’ju njoftojё pёr tё gjitha llojet e papranueshmёrisё dhe do ju japё udhёzimet se si tё aplikoni pёr falje tё papranueshmёrisё.

Nёse ju jeni jashtё Shteteve tё Bashkuara dhe u gjendёt i papranueshёm gjatё intervistёs suaj pёr vizё nga Oficeri Konsullor, ju do tё duhet tё dorёzoni formularin I-601 pranё Zyrёs sё Shёrbimeve tё Nёnshtetёsisё dhe Imigracionit tё Shteteve tё Bashkuara (USCIS) nё adresёn e mёposhtme:

Adresa e USCIS për dёrgesa me postë të rregullt:

USCIS
P.O. Box 21600
Phoenix, AZ 85036
U.S.A.

Adresa e USCIS për dërgesa me postë ekspres:

USCIS
ATTN: 601/212 Foreign Filers
1820 E. Skyharbor, Circle S, Suite 100
Phoenix, AZ 85034
U.S.A.

Udhёzimet dhe formularёt e I-601: Ndiqni udhёzimet nё faqen e internetit të USCIS.

Dorёzimi i formularit I-212 mё vete: Aplikantёt e vizave emigruese qё kërkojnё të riaplikojnё për pranim, tё cilёve përveç dokumentit tё heqjes së papranueshmёrisё I-601, u duhet tё dorёzojnё edhe formularin I-212, duhet t’i postojnё sё bashku tё dy formularёt tek USCIS Lockbox.  Por, aplikantёt e vizave emigruese, pёr tё cilёt aplikohet vetёm formulari I-212, nuk duhet ta dёrgojnё formularin I-212 tek USCIS Lockbox.  Kёta individё duhet t’i dёrgojnё formularёt I-212 mё vete sipas udhёzimeve tё formularit qё gjendet (nё Anglisht) nё faqen e internetit të USCIS.  Tarifa e I-212 paguhet pёr Departamentin e Sigurisё Kombёtare (DHS) nё Shtetet e Bashkuara nё momentin e dorёzimit.

Ёshtё pёrgjegjёsia juaj tё mbani vazhdimisht informacion kontakti funksional si p.sh.: numёr telefoni, dhe/ose adresё tё postёs elektronike, nё mёnyrё qё Seksioni Konsullor tё mund tё komunikojё me ju.