An official website of the United States government
Official websites use .gov
A .gov website belongs to an official government organization in the United States.
Secure .gov websites use HTTPS
A lock (
) or https:// means you’ve safely connected to the .gov website. Share sensitive information only on official, secure websites.
We will continue to provide emergency and mission-critical visa services as resources and local conditions allow. Visa appointments remain limited.
Përditësimi i Vizës Emigruese: Ambasada Amerikane në Tiranë ka rifilluar shërbimet e kufizuara të vizave emigruese për të gjitha kategoritë e vizave emigruese sipas kuadrit të prioritizimit të Departamentit.
Ju lutemi vini re se disponueshmëria e takimeve do të vazhdojë të jetë shumë e kufizuar për shkak të kufizimeve të burimeve dhe ndikimit të vazhdueshëm të pandemisë Covid-19. Ne e vlerësojmë durimin tuaj. Aplikantët për vizë emigruese do të kontaktohen drejtpërdrejt kur çështja e tyre të jetë planifikuar për një intervistë.
Informacion i ri lidhur me vizave joemigruese: Planifikimi rutinë i vizave joemigruese rifilloi më 8 nëntor 2021. Kapaciteti për takime rutinë mbetet shumë i kufizuar në këtë moment, por do të rritet sipas kushteve. Lutemi, të vazhdoni t’i referoheni kësaj faqe interneti për të rejat më të fundit. Ne do të ofrojmë më shumë informacion pasi jemi në gjendje të rifillojmë shërbimet shtesë.
Një shtetas i një vendi të huaj që kërkon të hyjë në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi duhet të marrë si fillim një vizë amerikane, e cila vendoset në pasaportën e udhëtuesit.
Disa udhëtarë ndërkombëtarë mund të kenë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë sipas Programit të Heqjes së Vizave, i cili administrohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS). Informacioni mbi Programin e Heqjes së Vizës mund të gjendet në faqen e Programit të Heqjes së Vizave të faqes së internetit të DHS.
Seksioni i vizave në këtë faqe interneti ka të bëjë me vizat e SHBA-së për shtetasit e huaj që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara
Lundroni në Travel.State.gov për më shumë informacion
Shënim: Qytetarët amerikanë nuk kanë nevojë për vizë amerikane për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kur planifikon një udhëtim jashtë vendit, një shtetasi amerikan mund të ketë nevojë për një vizë të lëshuar nga konsullata ose ambasada e vendit që dëshiron të vizitojë.
Për vizita afatshkurtra në Shtetet e Bashkuara (për turizëm, biznes, arsim dhe më shumë), mund të shkoni direkt në aplikacionin online (formulari DS-160 ). Për vizat imigruese, të cilat u lëshohen shtetasve të huaj që synojnë të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara, mund të vizitoni faqen e Shërbimeve të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA për formularët përkatës. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë lloj vize ju nevojitet, ju lutemi përdorni Udhërrëfyesin/Ndihmësin e Vizave më poshtë.
Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare
Për të aplikuar për në vizë G ose NATO, ju dhe pjesëtarët e familjes që po ju shoqërojnë, duhet që secili të plotësoni formularin e aplikimit për vizë online.
Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj
Për t’u kualifikuar për vizë diplomatike (kategoria A-1 ose A-2), ju duhet të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë suaj për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për këtë qeveri.
Viza që Përfitohen nga Familja
Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, ndiqni hapat në Procesin e Vizë Emigruese në usvisas.state.gov. Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme.
Regjistrimi për Shërbimin Postar DHL
Aplikantёt e Vizave tё Emigrimit dhe tё Vizave tё Shumёllojshmёrisё: Regjistroni Datën e Takimit dhe Degën e DHL-së.
Nëse i/e fejuari/ja juaj banon në Shqipëri, zyra jonë në Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi merr peticionin e përpunuar nga NVC, do të dërgojë udhëzime të detajuara mbi dokumentacionin e kërkuar dhe mbi udhëzimet se ku të bëni vizitën mjeksore të kërkuar. Gjatë intervistës, merren shenjat e gishtërinjve elektronikisht. Disa aplikime vizash kanë nevojë për proces administrativ, e cila kërkon kohë shtesë pas përfundimit të intervistës nga zyrtari konsullor. Gjithashtu, fëmijët e aplikantëve për vizë K-1 mund të aplikojnë për vizën e llojit K-2. Aplikim i veçantë duhet dorëzuar për çdo aplikant të vizaës K, dhe çdo aplikant i kësaj kategorie vize duhet të paguaj tarifën e kërkuar.
Mbajtësit e Kartës Jeshile (Green Card)
Hapat për t’u bërë një mbajtës i kartës jeshile “Green Card” ndryshojnë sipas kategorive dhe varen nëse ju jetoni në SHBA apo jashtë.
Një banori të përhershëm (banor i përhershëm i ligjshëm ose banor i kushtëzuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës), i cili ka qëndruar më shumë se një vit jashtë SHBA-së, apo ka qëndruar përtej vlefshmërisë së Lejes Rihyrëse, do t’i duhet një vizë e re imigruese për të hyrë në SHBA dhe për të rifituar përsëri këtë status.
Ne mund t’ju lëshojmë një leje transportimi nëse karta juaj jeshile (green card), formulari I-551, ose leja rihyrëse (reentry permit), formulari I-327, ka humbur, është vjedhur, ka skaduar, është dëmtuar, gjymtuar apo nuk e keni marrë me postë dhe nëse ju mbani akoma statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm. Ju duhet të paraqiteni personalisht për të aplikuar për një leje transportimi ashtu si shpjegohet më poshtë.
Që nga data 4 shkurt 2019, seksioni konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk pranon më dorëzimin e Formularit I-407 personalisht.
Të drejtat dhe mbrojtjet për punëtorët e përkohshëm
Pamfleti i lidhur më poshtë ju informon për të drejtat tuaja si mbajtës i vizës jo-emigruese në disa kategori të bazuara në punësim dhe arsim.
Të Drejtat dhe Mbrojtjet për Aplikantët për Viza Emigru
Pamfleti informon aplikantët që aplikojnë për viza K-1, K-3, IR-1/CR-1 viza emigruese dhe F2A për të drejtat e tyre ligjore në lidhje me dhunën në familje, sulmin seksual dhe abuzimin e fëmijëve.
Vizitoni faqen zyrtare të internetit të SHBA-së
Qëllimi ynë është të frymëzojmë njerëz nga e gjithë bota për të zbuluar të gjitha mundësitë emocionuese të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.
Shfletoni 180 faqe të mbushura me fotografi të bukura, përshkrime të detajuara të vendodhjeve dhe histori të vërteta udhëtimi.
Krijo udhëtimin tuaj të personalizuar
Pavarësisht destinacionit ose stilit të udhëtimit, krijoni një itinerar të personalizuar, të përditshëm, që është i duhuri për ju.
Shikoni videot e udhëtimit në SHBA
Shikoni videot tona për të mësuar rreth destinacioneve të ndryshme dhe përvojave emocionuese të udhëtimit, të gjitha në dispozicionin tuaj.
Si udhëzuesi juaj zyrtar, ne do t’ju tregojmë një gamë të larmishme përvojash unike që janë të gjitha në dispozicionin tuaj.
Ju lutemi telefononi:: +355-4224-7285
Jashtë Orareve Zyrtare të Punës, kontaktoni: +355-4224-7285
Jashtë [vendit]: +355-4224-7285
Kontakte Emergjence - Të Gjitha Vendndodhjet Merrni Rrëmbim Ndërkombëtar i Fëmijës nga Prindi Arrestimi i një Shtetasi të SHBA Death of a U.S. Citizen Viktimat e Krimeve Ndihmë Financiare Emergjente