Informacion mbi COVID-19
Përditësuar për herë të fundit më datë 06 tetor 2022.
Klikoni këtu për njoftimet më të fundit për qytetarët amerikanë në Shqipëri.
Urdhëri i CDC-së që kërkon dëshmi të vaksinimit për shtetasit jo-amerikanë që vizitojnë Shtetet e Bashkuara, është ende në fuqi. Për më shumë informacion, shihni Kërkesën për Vërtetim të Vaksinimit ndaj COVID-19 për pasagjerët që udhëtojnë me avion.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të CDC dhe Pyetjet e Bëra Shpesh.
Kërkesat e Hyrjes dhe Daljes
- A kërkohet dëshmi të kryerjes së testit COVID-19 për të hyrë në Shqipëri? Jo
- A kërkohet dëshmi të kryerjes së testit COVID-19 për të hyrë në Shqipëri? Jo.
- A ka kontrolle shëndetësore në aeroport apo pikat e tjera kufitare? Jo.
Për informacion mbi kërkesat e hyrjes/daljes, ju lutemi vizitoni faqen tonë në internet “Hyrja dhe Qëndrimi në Shqipëri”.
Kufizimet e Lëvizjeve:
- A ka ndalim-qarkullimi për shtetasit Amerikanë? Jo.
Testimi për COVID-19
- A janë testet e PCR dhe/ose antigjenit në dispozicion për nënshtetasit e SHBA-së në Shqipëri? Po
- Nëse është kështu, a janë rezultatet e testit të disponueshme brenda një ditë? Po
- Testi PCR për Covid-19 në Aeroport:
- Tirana International Airport ofron një test PCR për Covid-19 për udhëtarët. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e tyre të internetit.
- Laboratorët Privatë:
- Ju gjithashtu mund të bëni testime privatisht duke shkuar në një laborator privat të licensuar. Asnjë simptomë ose urdhër i mjekut nuk kërkohet për të bërë testin ose testet privatisht.
- Sipas Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka disa laboratorë privatë të autorizuar për të kryer testime SARS-CoV-2 për çështje administrative. Për një listë të plotë, ju lutemi shihni listën e Ministrisë së Shëndetësisë këtu.
- Përgjigjet e rezultateve merren me letër të printuar dhe firmosur nga laboratori brenda 24 deri në 72 orë. Ju mund të kërkoni një metodë tjetër të dorëzimit (p.sh.: email ose tekst) nga laboratorët nëse ata e kanë si proces.
Informacion mbi Vaksinat e COVID-19
- A janë të disponueshme vaksinat për nënshtetasit Amerikanë në Shqipëri? Po
- Cilat vaksina janë të disponueshme në Shqipëri?
- Sipas autoriteteve shëndetësore Shqiptare, qeveria aktualisht po administron vaksinat Fizer-BioNTek, AstraZeneka-Oksford, Gamaleja dhe Sinovak.
- Në këtë kohë nënshtetasit Amerikanë apo edhe shtetasit e tjerë të huaj nuk kanë të drejtë të marrin një vaksinë në Shqipëri nëse nuk kanë një leje qëndrimi shqiptare, një numër të sigurimeve shoqërore shqiptare dhe nuk janë regjistruar në sistemin shëndetësor kombëtar. Nëse keni një leje qëndrimi dhe një numër shqiptar të sigurimeve shoqërore, mund të regjistroheni për detaje në lidhje me procesin e vaksinimit në e-albania.al. Pasi të regjistroheni do të kontaktoheni me më shumë informacion në lidhje me marrjen e vaksinës.
- Vizitoni faqen e internetit të FDA për të mësuar më shumë rreth vaksinave të miratuara nga FDA në SHBA.
- Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk ka në plan të sigurojë vaksinime COVID-19 për nënshtetasit e SHBA-së jashtë territorit të SHBA-ve. Ju lutemi ndiqni zhvillimet dhe udhëzimet e vendit pritës për vaksinimin COVID-19.
Burimet Lokale
- Linja e urgjencës mjekësore: 127 (Për rastet e dyshuara të koronavirusit).
- Linja Kombëtare e Urgjencës: 112 (Ekuivalentja e 911 në SHBA).
- Informacion i Qeverisë Shqiptare mbi COVID-19
- Lidhje të tjera:
- Faqja zyrtare e Byrosë Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi COVID-19.
- Faqja zyrtare e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) mbi COVID-19.
- Informacion Specifik mbi Shqipërinë nga faqja zyrtare e Travel.State.Gov.