Flag

An official website of the United States government

Pretendimi për Nënshtetësinë Amerikane Për Personat 18 Vjeç e Lart
7 MINUTA LEXUAR

Overview

Nëse nuk jeni dokumentuar kurrë si qytetar Amerikan më parë, ju mund të pretendoni nënshtetësinë Amerikane nëse ju keni lindur në Shtetet e Bashkuara, ose nëse keni lindur jashtë SHBA nga një prind qytetar Amerikan.  Nëse keni lindur jashtë SHBA, prindi juaj qytetar Amerikan duhet të plotësojë kushtet e prezencës fizike (konsultoni “Tabelën e Kushteve të Transmetimit” (PDF – në Anglisht)) dhe ju duhet të vërtetoni që keni lidhje gjaku me prindin Amerikan.  Ju lutemi lexoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacion më të detajuar në lidhje me kërkesat e transmetitmit të nënshtetësisë Amerikane.

Nëse jeni një fëmijë i birësuar i prindit qytetar Amerikan, ju nuk mund të merrni shtetësinë automatikisht pas birësimit.  Megjithatë, ju mund të keni të drejtë për shtetësinë nëpërmjet natyralizimit, në përputhje me dispozitat e Aktit Amerikan të Shtetësisë së Fëmijës i vitit 2000.  (Ju lutemi lexoni më shumë informacion për këtë çështje në faqet e internetit të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (në Anglisht) ose të Byrosë së Çështjeve Konsullore (në Anglisht).

Dokumentacioni i Kërkuar

Nëse jeni 18 vjeç e sipër dhe nuk jeni dokumentuar kurrë si një qytetar Amerikan më parë, ju lutemi referohuni “Listës së Dokumentacionit” (PDF 528 KB – në shqip) për dokumentacionin që duhet të paraqesni në mënyrë që ne të verifikojmë kërkesën tuaj për nënshtetësinë Amerikane.  Ju duhet të paraqesni këtë listë të firmosur së bashku me dokumentacionin.  Vini re se ju duhet të paraqesni origjinalet dhe fotokopjes sipas udhëzimeve.  Dokumentet origjinale do t’ju kthehen përsëri prandaj ju duhet t’i bëni nga një fokopje secilit.  Dokumentacioni duhet paraqitur i renditur sipas rradhës në listë me origjinalin në krye të fotokopjeve.

Caktimi i Takimit

Pasi të keni plotësuar formularët dhe grumbulluar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në listë, ju duhet të caktoni një takim në internet sipas “Sistemit të Takimeve”.  Vini re se ky sistem është në Anglisht. Pasi të shtypni butonin “Make Appointment!” ju duhet të zgjidhni rrjeshtin e dytë ku shkruhet “Passport services other than adding pages”, pas kësaj shtypni butonin “Submit” për të zgjedhur në kalendar datën që dëshironi. Gjithashtu, sigurohuni që kompjuteri juaj të jetë i lidhur me një stampues në mënyrë që të stamponi faqen e konfirmimit të takimit pasi t’a caktoni atë. Kjo fletë ju duhet në mënyrë që të hyni në konsullatë në datën dhe orën e caktuar.

Gjatë Intervistës

Gjatë intervistës mund të ndodhë që zyrtari konsullor të kërkojë dokumentacion apo dëshmi të tjera në lidhje me aplikimin tuaj.  Për ndihmë mund të kërkoni Arkivat e Shqipërisë dhe të SHBA për dëshmi të prindit tuaj qytetar Amerikan.  Sipas rregullores ju do te keni 90 ditë kohë që të paraqesni dokumentacionin e kërkuar shtesë, përndryshe aplikimi do të mbyllet.  Ju lutemi vini re se tarifa e aplikimit nuk kthehet më.