Votimi

Në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar shpërndarjen e COVID-19 duke limituar grumbullimet publike dhe rritjen e distancës sociale, Ambasada e SHBA-së ka anuluar të gjitha shërbimet konsullore për nështetasit Amerikanë përveç rasteve emergjente.  Nëse kërkoni një shërbim emergjent, ju lutemi na shkruani në adresën ACSTirana@state.gov.

Votimi në Mungesë

Mos e humbni shansin tuaj për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Shumë shtete kanë metoda alternative për marrjen dhe kthimin e fletës së votimit tuaj. Sidoqoftë, nëse shteti juaj kërkon që ju të postoni një fletë votimi tek zyrtarët vendorë të zgjedhjeve, ju mund ta bëni këtë përmes Ambasadës Amerikane.

Për zgjedhjet në 3 nëntor 2020, ne rekomandojmë kthimin e fletës së votimit tuaj deri në 2 tetor për të llogaritur kohën e tranzitit midis postave jashtë shtetit dhe zonave lokale të votimit. Ambasada do të vazhdojë të postojë çdo fletë votimi të dorëzuar pas kësaj date:

  • Sigurohuni që fletët e votimit të jenë të mbyllura në zarfin e shtypur të disponueshëm përmes faqes së internetit të Programit Federal të Ndihmës së Votimit (FVAP) dhe që t’i drejtohet në mënyrë të përshtatshme zyrtarëve tuaj të zgjedhjeve lokale.
  • Ejani në Ambasadën e SHBA-së, nga e hëna në të premte dhe sillni pasaportën tuaj amerikane.
  • Ju mund të depozitoni zarfat e votimit të mbyllura dhe të adresuara paraprakisht në portën kryesore të Ambasadës, që ndodhet në rruga e Elbasanit, dhe ato do të postohen në emrin tuaj. Përsëri, ne rekomandojmë ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur, për të llogaritur kohën e tranzitit të dorëzimit me postë.

Ju mund të votoni në mungesë në çdo zgjedhje Federale nëse jeni një shtetas i SHBA-së, 18 vjeç ose më i madh dhe nëse banoni jashtë SHBA-së. Për ndihmë për t’u regjistruar që të votoni në mungesë, mund të përdorni ndihmën online në faqen zyrtare të internetit www.fvap.gov.

Ju mund të regjistroheni dhe të kërkoni një fletë votimi për të votuar në mungesë me anë të formularit: Regjistrimi dhe Kërkesa e Votimit të Mungesës – Aplikimi për Kartë Postare Federale (FPCA) (PDF). Versioni në internet i formularit duhet të dërgohet me postë në një zarf që ka të ngjitur pullat me pagesën e duhur, ose të dërgohet me postë duke përdorur zarfin e parapaguar (PDF). Kjo formë e aplikimit është e pranuar nga të gjitha shtetet dhe territoret dhe është falas nëse përdoret zarfi nga faqja zyrtare dhe nëse dërgohet në postën amerikane, duke përfshirë sistemin postar ushtarak dhe atë departamentit të shtetit (posta diplomatike). Kopjet e formularit mund të merren gjithashtu në ambasadë ose të kërkohen direkt nga faqja e internetit të Programit Federal të Ndihmës për të Votuar (FVAP.gov).

Formulari i Regjistrimit (FPCA) duhet të plotësohet, shtypet, nënshkruhet, datohet dhe dërgohet me postë direkt te zyrtari juaj i zgjedhjeve lokale.

Shteti Ligjor i Vendbanimit

“Shteti juaj i ligjshëm i vendbanimit” për qëllime të këtij lloj votimi është shteti ose territori i SHBA-së ku keni banuar për herë të fundit përpara largimit nga SHBA. Kjo vlen eshe për nënshtetasit Amerikanë që kanë jetuar jashtë SHBA-së edhe pse mund të mos keni prona ose lidhje të tjera në shtetin tuaj të fundit të banimit dhe qëllimi juaj të ktheheni në atë shtet mund të jetë i pasigurt.

Kur të plotësoni bllokun nr. 7 të formularit të regjistrimit, sigurohuni që të vendosni të gjithë adresën postare të vendbanimit tuaj të fundit në SHBA, duke përfshirë rrugën, numrin dhe qarkun së bashku me kodin postar. Kjo adresë përcakton juridiksionin tuaj të duhur për votim.

Disa shtete lejojnë që fëmijët e nënshtetasve amerikanë që banojnë jashtë SHBA-së dhe që janë nënshtetas amerikanë, por që nuk kanë banuar kurrë në SHBA, të pretendojnë si shtetin e tyre ligjor, shtetin e prindërve të tyre. Shikoni Listën nga FVAP.gov të Shteteve që e lejojnë këtë.

Ndihma me Regjistrimin për të Votuar në Mungesë

Nuk ka dispozita ligjore që votimit të bëhet personalisht në ambasadat ose konsullatat e SHBA-së jashtë vendit. Zyra jonë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë mund të ndihmojë nënshtetasit amerikanë në plotësimin e formularit të regjistrimit ose materialeve të tjera zgjedhore për shtetin e tyre, të noterizojë firmat (nëse kërkohet) dhe të sigurojë informacione të tjera për votimin në mungesë. Nëse dëshironi ndihmë me këto shërbime, ju lutemi caktoni një takim duke përdorur kalendarin tonë online ose na dërgoni me email në ACSTirana@state.gov.

Për më tepër, përveç përdorimit të shërbimit postar lokal ose të postës së shpejtë private, ju gjithashtu keni mundësinë e përdorimit të sistemit postar diplomatik të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të postuar materialet tuaja të votimit. Mos harroni të siguroheni që të përdorni zarfin e parapaguar sipas modelit të qartësuar më lart. Modelet e zarfeve për këtë çështje gjenden në internet në FVAP.gov.  Mund të përdorni edhe zarfe normale bosh, por do të duhet të ngjisni pulla me vlerë Amerikane.

Zarfet (sipas udhëzimeve më lart) mund të hidhen në kutinë e përcaktuar të vendosur në portën kryesore të Ambsadës së SHBA-së në Tiranë, nga e hëna në të premte duke paraqitur edhe pasaportën tuaj Amerikane.

Nëse është më e përshtatshme për ju, mund të postoni fletën tuaj të votimit edhe nëpërmjet postës lokale publike ose asaj private me shpenzimet tuaja.